Bëher e ditur se kësaj procedure i nënshtrohen më shumë se 90 pacientë, kurse pacientët që janë në pritje, trajtohen sipas listës së planifikuar nga mjekët onkologë.
Në njoftimin e ShSKUK –së thuhet se Klinika e Onkologjisë përmbush 80% të kërkesave të pacientëve.
“Në bazë të raportit të sotëm, Klinika e Onkologjisë ka një furnizim stabil me barna e citostatikë dhe përmbush 80% të kërkesave, derisa po punohet me angazhim të plotë që të sigurohet edhe pjesa tjetër.Gjithashtu, menaxhmenti i SHSKUK-së, i emëruar së fundmi, është duke punuar intensivisht për të hartuar protokollet unike, në bazë të të cilave do të bëhet trajtimi.Përshkrimi i terapisë, ndërkaq, do të bëhet vetëm përmes konsiliumeve mjekësore, që janë kompetente për përshkrim të terapisë onkologjike”, thuhet në njoftim./teve1.info.