Shërbimin ushtarak e kreu në Armatën Popullore Jugosllave.
Por, ushtrisë jugosllave, Esat Çollaku nuk pranoi t’i bashkohet.
Kjo pas asaj që në vitet e ’90-ta po ndodhte në Kosovë.
Kjo e shtyri që pas demonstratave gjithë-popullore, Esat Çollaku, fillimisht t’i bashkohet forcave policore kroate.
“Pas përfundimit të ushtrisë, i kisha kaluar disa periudha ne demonstrata në Kosovë, të gjitha ato, ’89-ta, ’90-ta, dhe fillimi i ’91-tës ashtu që një ditë me disa miq të mi kroatë që u shoqëronim dhe e shihni se çfarë po ndodhte dhe vendosëm të hë hyjmë në forcat speciale të policisë së Kroacisë”.
Më përfundimin e luftës në Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë, situata në Kosovë tërhoqi vëmendje të madhe.
Për Tëvë1, Çollaku tregon se cila ngjarje e shtyri ta lë Kroacinë e t’i bashkohet ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Pas vrasjes së familjes Jashari në Prekaz, vec u kuptua mirë se çfarë po ndodhte në Kosovë, dhe ashtu shkuan puntë, kërkoja ndihmë në Evropë se si të aktivohem dhe dihet mirë që nga Kroacia Fehmiu e Xheva, pastaj Abeja, Kadri Kastrati, Binak Gashi, Toni dhe në mesin e tyre isha edhe unë”, tha ai.
Kështu me 10 prill të vitit 1998, pjesëtari i njësiteve speciale, ndërroi uniformën.
Çollaku, la forcat kroate për t’iu bashkuar njësitit special “Tigrat e Zi” në Drenicë.
“Ajo që më bëri krenar, dita kur arrita në Kosovë, kur Shtabi i Përgjithshëm më dha detyrën të aktivohem në Zonën e Drenicës. E dëshiroja atë zonë sepse vija si pjesëtar i njësive speciale kurse Brigadën 111 kisha njohuri që e kishte formuar Bekim Berisha – Abeja, para meje”, tregoi ish-oficeri i ushtrisë kroate.
Çollaku shprehet i habitur që një proces gjyqësor për krime lufte, po mbahet në Hagë, kundër ish-bashkëluftëtarëve të tij.
“Pikë së pari nuk është dashur të formohet fare kjo gjykatë, sidomos njënacionale, kundër shqiptarëve dhe Kosovës. Por, pasi u bë, nuk e kam prit që krerët e shtetit të jenë të përfshira në këto aktakuza kaq të rënda ku prokuroria pretendon që kanë qenë pjesëtarë të grupeve kriminale”.
26 vite pas përfundimit të luftës, Esat Collaku drejton Shoqatën e veteranëve shqiptarë të Kroacisë.