Toleranca fetare në Kosovë është një vlerat më të mëdha të kombit.
Kjo po vazhdon të kultivohet edhe sot, pavarësisht përpjekjeve për përçarje.
Një gjë të tillë e ka dëshmuar edhe një shqiptar nga Gjakova që jeton në Zvicër.
Ai ka dhuruar një shumë të parave për renovimin që është duke u bërë ne Xhaminë e Katër Llulave në Prishtinë.
Për këtë ka njoftuar, imami i kësaj xhamie, Husamedin Abazi.
Postimi i plotë i tij
Miku im katolik dhuron për renovimin e xhamisë
Sot në Glarus pata kënaqësinë të kaloj çaste të ngrohta muhabeti me Robertin nga Gjakova, i cili jeton dhe vepron në Glarus të Zvicrës.
Gjatë bisedës për hallet e vendlindjes dhe të kombit tonë, sapo e kuptoi se jemi duke e renovuar xhaminë, pa asnjë hezitim nxori një shumë parash dhe kërkoi ta pranonim si donacion për këtë vepër të hajrit.
U pajtuam se nismat dashakeqe, si e ashtuquajtura “Lëvizja e Deçanit” dhe ekstremizmat fetare janë të dëmshme për atdheun dhe kombin tonë dhe se, me vetëdije apo pa vetëdije, u shërbejnë agjendave serbe.
Miku im Robert, faleminderit nga zemra për kontributin për renovimin e Xhamisë së Katër Llullave. Mirë u takofshim në Prishtinë!








