TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shqiptarët e Luginës së Preshevës duan takim me emisarët

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shqiptarët e Luginës së Preshevës duan takim me emisarët

Pamundësia për të arritur marrëveshje për targat e dokumentet e hyrje-daljes, i solli në Kosovë emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, e atë të ShBA-së, Gabriel Escobar.

Përveç takimeve me liderë politikë në vend, dyshja i dëgjoi edhe politikanët e Listës Serbe, partisë më të madhe të komunitetit serb në Kosovë.

Lidhur me atë që u bisedua, shumë pak u bë e ditur.

E takim me emisarët po kërkojnë edhe politikanët shqiptarë nga Lugina e Preshevës pasi konsiderojnë që çështja e tyre duhet të përfshihet në marrëveshjen përfundimtare.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës në vazhdimësi kanë kërkuar që të jenë pjesë e tryezës së dialogut, kanë kërkuar që të jetë temë e trajtuar në kuadër të këtij procesi sepse konsiderojmë që në fund aspiratat e shqiptarëve të Luginës do të duhej të realizohen në kuadër të një marrëveshje gjithëpërfshirëse e që nënkupton të mos ketë probleme në vendosjen e një paqe të qëndrueshme”,ka thënë Ragmi Mustafi – kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.

Por cilat janë problemet e Luginës që kërkojnë zgjidhje urgjente?

“Sigurisht është pasivizimi i adresave të qytetarëve shqiptarë, diskriminimi i cili në mënyrë sistematike dhe strukturore që po bëhet të ndërprehet, krahas kësaj sigurisht të rikthehen adresat dhe t’i shpaguhet dëmi të gjithë atyre që i është pamundësuar në këtë fazë përmes diskriminimit dhe njohja e diplomave që ka qenë pjesë e dy marrëveshjeve”, ka shtuar ai.

Nga Lëvizja Vatra vlerësojnë se një takim i emisarëve me politikanët e Luginës do të ishte e pamundur për shkak të mosunifikimit të spektrit politik atje.

“Lajçak dhe Escobar mund t’i takojnë lehtë serbët e Kosovës pasi ata janë të përfaqësuar nga një parti politike siç është ajo Lista Serbe kurse në Kosovë Lindore kanë të bëjnë me një numër të madh partish dhe do të jetë e pamundur që t’i takojë fizikisht 20-30 vet dhe të merret vesh me ta. Por që politikën apo interesat e shqiptarëve të Kosovës Lindore në arenën ndërkombëtare duhet t’i përfaqësojë ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe të Shqipërisë”, është shprehur Kushtrim Kadriu nga  Lëvizja Qytetare ‘Vatra’.

Ndryshe Qeveria në kornizën e përgjithshme të marrëveshjes finale me Serbinë, ka vendosur edhe kapitullin ku propozohet trajtim i të drejtave të pakicave.

Kronika e gazetarit Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

OEK për vendimin e Supremes: Fitore ligjore për bizneset kosovare

OEK për vendimin e Supremes: Fitore ligjore për bizneset kosovare

Rasti i “53 milionëshit”, ish ministri Zharku: S’ka pasur neglizhenca, Betchel Enka ka punuar aq sa ka pas buxhet

Rasti i “53 milionëshit”, ish ministri Zharku: S’ka pasur neglizhenca, Betchel Enka ka punuar aq sa ka pas buxhet

Albian Hajdari zbulon se çka e shtyu ta zgjidhte Kosovën para Zvicrës

Hajdari premton maksimumin ndaj Zvicrës

Wesley Clark nis dëshminë në Hagë

Wesley Clark nis dëshminë në Hagë

Akte sabotimi në linjën hekurudhore polake për në Ukrainë – autoritetet nisin hetimet

Akte sabotimi në linjën hekurudhore polake për në Ukrainë – autoritetet nisin hetimet

OEK për vendimin e Supremes: Fitore ligjore për bizneset kosovare

OEK për vendimin e Supremes: Fitore ligjore për bizneset kosovare

Foda flet për rikthimin e madh të Zhegrovës në Kombëtaren e Kosovës

Foda premton fytyrë tjetër të Kosovës

Albian Hajdari zbulon se çka e shtyu ta zgjidhte Kosovën para Zvicrës

Hajdari i përgjigjet Xhakës

Dënim me vdekje për ish-kryeministren e Bangladeshit për krime kundër njerëzimit

Dënim me vdekje për ish-kryeministren e Bangladeshit për krime kundër njerëzimit

Rasti i “53 milionëshit”, ish ministri Zharku: S’ka pasur neglizhenca, Betchel Enka ka punuar aq sa ka pas buxhet

Rasti i “53 milionëshit”, ish ministri Zharku: S’ka pasur neglizhenca, Betchel Enka ka punuar aq sa ka pas buxhet

Albian Hajdari zbulon se çka e shtyu ta zgjidhte Kosovën para Zvicrës

Hajdari premton maksimumin ndaj Zvicrës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën