Shqiptarët në të gjithë Shqipërinë po u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e ri.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 14:00 pjesëmarrja në votime brenda Shqipërisë ka shkuar në 30.44%.
Ndërkohë, lidhur me votimin e diasporës, KQZ-ja ka informuar se përqindja e zarfeve të mbërritura ka mbetur në 76.41%.
Në fletën e votimit janë 11 subjekte politike, të cilat kanë shpërndarë secila nga 186 kandidatë për deputetë nëpër 12 qarqet e Shqipërisë.