TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Shqipëria, vendi me performancën më të lartë në rajon – BE-ja i ndanë 100 milionë euro sipas Planit të Rritjes

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
​Shqipëria, vendi me performancën më të lartë në rajon – BE-ja i ndanë 100 milionë euro sipas Planit të Rritjes

Bashkimi Evropian ka disbursuar 100 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, pasi vendi ka arritur një nivel të lartë zbatimi të reformave të parashikuara nga Agjenda e Reformës dhe Rritjes.

Sipas njoftimit të Delegacionit të BE-së në Tiranë, Shqipëria ka përmbushur 51% të masave të planifikuara, duke e renditur si vendin me performancën më të lartë në rajon.

“Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e Axhendës së saj të Reformës dhe Rritjes sipas Planit të Rritjes të BE-së, duke përmbushur 21 nga 41 masat e planifikuara të reformës (51%) midis dhjetorit 2024 dhe qershorit 2025. Kjo ka bërë që Komisioni Evropian të disbursojë 99.3 milionë euro në kuadër të Programit të Reformës dhe Rritjes , duke e bërë Shqipërinë vendin me performancën më të lartë në rajon për këtë periudhë raportimi”, thuhet në njoftim, transmeton RTSH.

Pagesa, e cila u njoftua nga Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Tiranë javën e kaluar, dëshmon se Shqipëria ka zbatuar reforma strukturore të qëndrueshme në fusha kyçe si energjia, dixhitalizimi, konkurrueshmëria, zhvillimi i qëndrueshëm dhe integrimi ekonomik .

Ndërsa Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, theksoi: “Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor po jep rezultate në Shqipëri. Vendi po bën përparim të qëndrueshëm përmes Axhendës së Reformës dhe Rritjes — dhe BE-ja po përgjigjet me të njëjtën monedhë. Ky disbursim i ri prej 100 milionë eurosh përputhet me hapat që Shqipëria ka ndërmarrë për të çuar përpara reformat që sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e saj.”

Programi funksionon me raportim gjashtëmujor dhe disbursimi i ardhshëm pritet në pranverën e vitit 2026, bazuar në progresin e reformave të zbatuara deri në fund të këtij viti.

Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor është një iniciativë e nisur nga Komisioni Evropian në vitin 2023 për të përshpejtuar konvergjencën ekonomike të rajonit me Bashkimin Evropian dhe për t’u sjellë qytetarëve përfitimet e integrimit evropian edhe para anëtarësimit.

Plani mbështet integrimin gradual të ekonomive të Ballkanit Perëndimor në Tregun e Përbashkët të BE-së dhe siguron fonde përmes Instrumentit për Reformë dhe Rritje , bazuar në progresin e partnerëve në zbatimin e reformave të dakorduara në fusha të tilla si tranzicioni i energjisë, dixhitalizimi, sundimi i ligjit, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor.

Tags: ShqiperiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani paralajmëron se trupat amerikane dhe Izraeli do të jenë shënjestra nëse SHBA sulmon për protestat

Irani paralajmëron se trupat amerikane dhe Izraeli do të jenë shënjestra nëse SHBA sulmon për protestat

Lumi Vjosa del sërish nga shtrati, rrezik rritjeje në vijim

Lumi Vjosa del sërish nga shtrati, rrezik rritjeje në vijim

Kryetari i Dragashit: Ata që përgatisin skenarë kundër LDK-së, do ta paguajnë personalisht dhe familjarisht

Kryetari i Dragashit: Ata që përgatisin skenarë kundër LDK-së, do ta paguajnë personalisht dhe familjarisht

Vështirësi kalimi në dy rrugë që çojnë drejt kufirit

Vështirësi kalimi në dy rrugë që çojnë drejt kufirit

“Super Mario” me klub të ri

“Super Mario” me klub të ri

Irani paralajmëron se trupat amerikane dhe Izraeli do të jenë shënjestra nëse SHBA sulmon për protestat

Irani paralajmëron se trupat amerikane dhe Izraeli do të jenë shënjestra nëse SHBA sulmon për protestat

Trepça forcohet me amerikanin Vining

Trepça forcohet me amerikanin Vining

170 zyrtarë policorë dhanë dorëheqje nga janari i vitit 2024, dukuria vlerësohet shqetësuese

Plagosja me armë zjarri në Pejë, prokurori i krimeve të rënda në vendin e ngjarjes

Serie A, Interi pret Napolin

Serie A, Interi pret Napolin

Mbyllet për qarkullim segmenti Ferizaj–Gjilan në fshatin Sojevë

Mbyllet për qarkullim segmenti Ferizaj–Gjilan në fshatin Sojevë

“El Clasico” i parë i vitit 2026 në Jeddah

“El Clasico” i parë i vitit 2026 në Jeddah

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën