TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shqipëria përcjell me nderime e ceremoni shtetërore ish-kryeministrin Fatos Nano

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Shqipëria përcjell me nderime e ceremoni shtetërore ish-kryeministrin Fatos Nano

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, u përcoll sot për në banesën e fundit në një ceremoni shtetërore të mbushur me dhimbje, nderim dhe respekt.

Në ceremoninë mortore morën pjesë qindra qytetarë, familjarë, miq, kolegë, politikanë të të gjithë spektrit politik, trupa diplomatike, përfaqësues të besimeve fetare, si dhe figura të njohura nga fusha e artit, kulturës dhe medias, për të nderuar një nga arkitektët e politikës moderne shqiptare.

Në nder të figurës së tij, qeveria shqiptare shpalli 2 nëntorin Ditë Zie Kombëtare.

Flamujt në të gjitha institucionet publike dhe shtetërore u ulën në gjysmë shtizë, ndërsa në mesditë u mbajt një minutë heshtje në të gjithë vendin.

Të gjitha aktivitetet publike u ndërprenë për të respektuar kujtimin e ish-kryeministrit, i cili u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Arkëmorti i Fatos Nanos u përcoll me nderime nga Garda e Republikës së Shqipërisë, në një ceremoni solemne që u zhvillua në ambientet e Kryeministrisë.

Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër u drejtua për në varrezat e Sharrës, ku trupi i tij u vendos për pushim të përjetshëm, në një ceremoni private familjare.

Ceremonia u shoqërua me muzikë funebre nga Radiotelevizioni Publik Shqiptar, duke krijuar një atmosferë të thellë respekti për figurën e njeriut që shënoi dekada të tëra të politikës shqiptare.

Në nder të ish-kryeministrit mbajtën fjalime bashkëshortja e tij Xhoana Nano, djali Sokol Nano, si dhe Kryeministri Edi Rama, të cilët përshkruan figurën e tij si një njeri me vizion, guxim, dhe integritet të jashtëzakonshëm, që i dha formë rrugës së re të socialdemokracisë shqiptare.

Më 25 gusht 2023, Fatos Nano u nderua nga Kryeministri Edi Rama me “Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike”, si shenjë vlerësimi për kontributin e tij në ngritjen e institucioneve demokratike, promovimin e tolerancës politike dhe rolin e tij vendimtar në momentet kyçe të jetës shoqërore dhe kombëtare.

Fatos Nano do të mbahet mend si një figurë qendrore e së majtës shqiptare, themelues i Partisë Socialiste dhe një burrë shteti që i dha tonin modernizimit politik të Shqipërisë.

Në kujtesën e shqiptarëve, ai do të mbetet një lider me vizion europian, i cili besoi te liria, shteti dhe njeriu, duke lënë pas një trashëgimi të vyer politike dhe njerëzore./rtsh.al

ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shkurtit

Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shkurtit

Izraeli bombardon fshatra në jug të Libanit pas paralajmërimeve për evakuim

Izraeli bombardon fshatra në jug të Libanit pas paralajmërimeve për evakuim

Dosjet Epstein: Emra, email-e dhe ndikim politik përtej krimeve seksuale

Dosjet Epstein: Emra, email-e dhe ndikim politik përtej krimeve seksuale

Organizata bamirëse Mjekët pa Kufij përjashtohet nga Gaza, Spanja dënon vendimin e Izraelit

Organizata bamirëse Mjekët pa Kufij përjashtohet nga Gaza, Spanja dënon vendimin e Izraelit

50 gola të Muriqit me Mallorcan, sulmuesi kosovar synon rekordin e Eto’o

50 gola të Muriqit me Mallorcan, sulmuesi kosovar synon rekordin e Eto’o

Sulmohet një qytetar në Prishtinë, i grabitet çanta në të cilën kishte një pistoletë

Rrahje në një familje në Ferizaj, tre të lënduar një i arrestuar

Zhduket një grua në Pejë

Raportohet e zhdukur një femër në Ferizaj, nga 30 janari nuk dihet vendndodhja e saj

Polici i Njësisë së Inteligjencës kërcënohet nga BIA serbe

Gjendet me lëndime qytetari i raportuar i zhdukur në Zveçan

Arrestohet një 25-vjeçar për vjedhje të rëndë

Arrestohen 4 persona në Fushë – Kosovë të dyshuar për sulm dhe therje me thikë

26 vjet nga vrasja e 10 shqiptarëve nga ‘Rojat e urës’ në veri

26 vjet nga vrasja e 10 shqiptarëve nga ‘Rojat e urës’ në veri

Historia e vërtetë pas filmit të Al Pacinos, nata kur Frank Serpico u “la të vdiste” nga kolegët e tij në Nju Jork

Historia e vërtetë pas filmit të Al Pacinos, nata kur Frank Serpico u “la të vdiste” nga kolegët e tij në Nju Jork

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën