Futbollistët e Shqipërisë kanë mbërritur në Andorrë ku të enjten do ta zhvillojnë ndeshjen e parafundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Stërvitjen e fundit para ndeshjes së rëndësishme, Shqipëria e zhvillon sonte nga ora 18:00.
Ndeshja luhet të enjten nga ora 20:45.
Me fitore dhe me humbjen potenciale të Serbisë nga Anglia, Shqipëria do ta siguronte pozitën e dytë që të çon në plejofin për Botërorin 2026.











