TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shqipëria lehtëson masat anti-Covid

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Shqipëria lehtëson masat anti-Covid

Që prej 3 marsit qytetarët mund të lëvizin lirshëm në vend, duke theksuar zbatimin e distancës dhe mbajtjes së maskës në ambiente të mbyllura apo në vende ku nuk mund të mbahet distanca.

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bëri thirrje për vaksinim, duke theksuar se rënia e kurbës së infektimeve ka ardhur prej ndërgjegjësimit të qytetarëve, të cilët zgjodhën që të imunizohen.

“Ka një përmirësim të qëndrueshëm në vend, niveli i masave vijon të mbetet i tillë, ata që janë të infektuar do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë. Ngelet në fuqi mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura dhe aty ku nuk mund të mbahet distanca. Përmirësimi i kësaj situate vjen nga procesi i vaksinimit. Duhet të vijojmë me intensitet procesin e vaksinimit dhe që në moshën 12 vjeç të fillojmë të bëjmë vaksinën”, tha Rakacolli.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të reduktojë kohën e izolimit për të prekurit nga Covid-19 deri në pesë ditë, ndërsa më parë rekomandoi që doza e tretë përforcuese e vaksinës të kryhet pesë muaj pas dozës së dytë.

Shefja e Infektivit, Najada Çomo tha se shifrat e të shtruarve në spitale kanë rënë, por vijojnë të marrin trajtim pacientë që kryesisht janë të pavaksinuar.

“Një muaj më parë kemi pasur 175 pacientë ndërsa tani është 50 të shtruar. Pjesa më e madhe e tyre, 70% janë forma të rënda, pjesa tjetër janë forma kritike. Të shtruar në spital janë njerëz të pavaksinuar. Pavarësisht se kemi ulje të të shtruarve në spital, kemi vdekje çdo ditë dhe nëse këta persona do ishin vaksinuar, numri i humbjeve të jetës do të ishte shumë më i ulët”, tha Çomo.

Vendi ynë dhe e gjithë bota vijon të jetë nën kthetrat e pandemisë së koronavirusit. Java e fundit e shkurtit ka shënuar ulje të rasteve me COVID në vend, ndërsa aktualisht janë 2,211 raste aktive.

266,019 qytetarë të prekur me koronavirus kanë fituar betejën, kurse personat që kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë janë 3,472./Top Channel/

Tags: CovidmasatShqiperi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Fermerët francezë dalin në protesta me traktorë në Paris kundër marrëveshjes së tregtisë së lirë

Fermerët francezë dalin në protesta me traktorë në Paris kundër marrëveshjes së tregtisë së lirë

Rubio planifikon takim me zyrtarë danezë për interesin e SHBA-së në Grenlandë

Rubio planifikon takim me zyrtarë danezë për interesin e SHBA-së në Grenlandë

Një i vdekur nga përmbytjet në Durrës, viktima e parë nga moti i keq

Një i vdekur nga përmbytjet në Durrës, viktima e parë nga moti i keq

Autoritetet siriane kërkojnë evakuimin e civilëve nga disa lagje të Alepos mes përleshjeve me kurdët

Autoritetet siriane kërkojnë evakuimin e civilëve nga disa lagje të Alepos mes përleshjeve me kurdët

Ekipi qipriot Apollon Limasol ofron 2 milionë euro për Korenicën

Cluji konfirmon kalimin e Korenicës në MLS

LDK-ja bie në 13 për qind, Salihaj: Kryetari duhej të jepte dorëheqje para zgjedhjeve

LDK-ja bie në 13 për qind, Salihaj: Kryetari duhej të jepte dorëheqje para zgjedhjeve

Fermerët francezë dalin në protesta me traktorë në Paris kundër marrëveshjes së tregtisë së lirë

Fermerët francezë dalin në protesta me traktorë në Paris kundër marrëveshjes së tregtisë së lirë

Shala i gatshëm për meçin e karrierës, synon ta ngrisë lartë flamurin kuqezi

Shala i gatshëm për meçin e karrierës, synon ta ngrisë lartë flamurin kuqezi

Komuna e Malishevës njofton se të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim

Komuna e Malishevës njofton se të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim

Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

Reduktime të ujit në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq, shkak niveli i turbullirave në Ibër-Lepenc

Evakuohen 15 familje në Mitrovicë

Evakuohen 15 familje në Mitrovicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën