Triumfi ndaj Letonisë është jetik, kanë insistuar te Kombëtarja e Shqipërisë para ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026.
Ndeshja Shqipëri – Letoni, luhet sot prej orës 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe i takon Grupit K kualifikues.
Shqipërisë i duhet patjetër fitorja në këtë përballje për të synuar vendin e dytë në grup dhe selektori Sylvinho ka paralajmëruar se pikët e plota do të mbesin në Tiranë.
Pas katër ndeshjeve të luajtura në këtë kampanjë kualifikuese, Shqipëria ka tubuar 5 pikë pas katër ndeshjeve të zhvilluara dhe është e treta në grup pas Anglisë me 12 pikë dhe Serbisë që ka 7 pikë dhe një ndeshje më pak të luajtur.
Në duelin e parë ndaj Letonisë, të luajtur në udhëtim më 10 qershor, Shqipëria ka barazuar 1:1 dhe tani në shtëpi kërkon fitoren.
Për këtë ndeshje, Shqipëria nuk llogarit në sulmuesin Myrto Uzuni, i cili nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi.