Kombëtarja e Shqipërisë ka lëshuar mundësinë e madhe për të mbetur në garë për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Shqipëria, pësoi humbje në gjysmëfinale të “play-offit” për t’I dhënë fund ëndrrës që për herë të parë në histori të kualifikohet në Botëror.
Të enjten mbrëma në Varshavë, Shqipëria u mposht me rezultatin 2:1 nga Polonia, e cila fitoi me përmbysje.
Edhe pse Shqipëria ishte në avantazh prej pjesës së parë, Polonia realizoi dy gola në pjesën e dytë për të siguruar finale e “play-offit”.
Arbër Hoxha shënoi golin për Shqipërinë, e cila në minutën e 42-të kaloi në epërsi por Polonia u rikthye me golat e Robert Lewandowskit (63’) dhe Piotr Zielinskit (73’) për të siguruar fitoren.
Pas kësaj humbjeje, Shqipëria të martën mbrëma do të përballet me Ukrainën në ndeshjen miqësore të këtij muaji kurse Polonia do të luajë në finale me Suedinë.
Suedia mposhti 3:1 Ukrainën në ndeshjen e luajtur në Spanjë.








