TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shqipëria gati për Poloninë, Sylvinho dhe Cikalleshi në konferencë: Polakët po frikësohen?

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shqipëria gati për Poloninë, Sylvinho dhe Cikalleshi në konferencë: Polakët po frikësohen?

Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e nesërme ndaj Polonisë. E gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë pikërisht në Varshavë, në atë transfertë. Ndërkohë në ditën e sotme, ka dalë në konferencën për shtyp trajneri Silvinjo dhe Cikalleshi. Në fillim ishte sulmuesi që foli për mediat.

“Ne duam të kthejmë shpirtin e garës për të marrë rezultatet e duhura. Polonia ka lojtarë individualist shumë të mirë, që luajnë në kampionatet më të mira të botës. Nuk mund të themi që kemi përballë një ekip të dobët. Duhet të jemi të gjithë kompakt, vetëm kështu mund të arrijmë rezultatet.

Ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos pësojmë gol. Kryesorja është që të mos humbim, ne kemi strategjitë tona edhe për të fituar, por le t’ia lëmë fushës dhe të mos flasim para kohe. Duke qenë të gjithë bashkë, mediat dhe tifozët, me shpirtin e garës që ne kemi për t’i bërë shqiptarët krenar, do të kërkojmë më të mirën. E dimë që kemi një ekip shumë të fortë përpara dhe nuk duam t’ia japim hapësira atyre. Meqë është ndeshja e parë e trajnerit Silvinjo, duhet të japim 200% nga vetja për ta bërë atë të lumtur”, tha Cikalleshi.

Nga ana tjetër Silvinjo ka treguar për atmosferën pozitive që mbizotëron te Kombëtarja. “Ne jemi gati pas 2 muaj e gjysmë punë intensive. Tani i kuptoj shumë më mirë lojtarët, zgjodhëm 23 lojtarët tanë. Është një ndeshje e vështirë, Polonia është shumë e fortë, por unë jam i kënaqur nga puna që kemi bërë dhe atmosfera e krijuar deri tani. Formacioni? E kam në kokë idenë sesi do të luhet, por jemi gati të 23 lojtarët, do të luajmë në grup këtë ndeshje, jo si individ. Cikallesh kapiten? Është vetëm një nga këta 23 lojtarët.

Befasitë i bëjnë lojtarët në fushë, jo ne trajnerët. Santos është trajner i fortë, me shumë eksperiencë në Europë. E di shumë mirë që na ka vëzhguar që çfarë lloj lloje përdorim. Të njëjtën gjë bëjmë edhe ne, është normale në futboll, ne punojmë 24 orë në 24 për të përgatitur ndeshjen. Jam i kënaqur me impenjimin e lojtarëve në stërvitje. Ne kemi shanset tona të kualifikohemi në Europian, rruga është e vështirë. Nuk është vetëm objektivi i Federatës që të kalojmë në Europian, është edhe objektivi ynë. Nuk është objektivi i Federatës, është i yni dhe i lojtarëve.

Është e vështirë rruga, por ne duhet ta marrim edhe një gjysëm pikë nëse është e nevojshme. I kam thënë lojtarëve, ata përfaqësojnë popullin shqiptar dhe shpirtin e një kombi. Ne folëm shumë këtu për Poloninë, por nuk mund të dalë këtu pa folur pa lojtarët e mi. Polakët janë të fortë, por ne kemi Cikalleshin që është i fortë, kemi Uzunin që është i fortë, kemi Mehmetin që është i fortë, kemi Bajramin që është i fortë. Atyre po u hanë këmbët për të hyrë në fushë”, tha Silvinjo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Agjenti i Klopp përgënjeshtron zërat se ai do të bëhet trajner i Romës

Klopp ia “mbyll derën” Real Madridit

Real Madridi do të jetë pa Mbappen ndaj Levantes

Mbappe i del në mbrojtje Viniciusit

FFK-ja deponon ankesën në CAS

FFK reagon pas shkresës së MKRS-së

Polonia, Sllovakia apo Uellsi? – Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në plejof

Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e parë të FIFA-së për vitin 2026

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Policia e Kosovës ekstradon shtetas nga Maqedonia e Veriut i kërkuar për grabitje

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Çmimet e arit dhe argjendit në nivele historike

Çmimet e arit dhe argjendit në nivele historike

Kosova dhe Kanadaja forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe industrial

Kosova dhe Kanadaja forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe industrial

“Matrix”- 19.01.2026

“Matrix”- 19.01.2026

Kuvendi i LDK-së më 31 janar, Abdixhiku: Një mundësi për t’u bashkuar dhe për të dalë më të fortë

Kuvendi i LDK-së më 31 janar, Abdixhiku: Një mundësi për t’u bashkuar dhe për të dalë më të fortë

A duhet të digjitalizohet procesi i votimit dhe numërimit?

A duhet të digjitalizohet procesi i votimit dhe numërimit?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën