TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shqipëria favorite për të fituar Eurovision-in?!

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Shqipëria favorite për të fituar Eurovision-in?!

Me fillimin e afërt të provave për Eurovision 2025 në qytetin Basel të Zvicrës, garuesit nga 37 vende po hyjnë në fazën më vendimtare të përgatitjeve, ku do të përcaktohen performancat që mund të formësojnë fituesin e këtij edicioni.

Pas publikimit të të gjitha këngëve në muajin mars, portali i njohur ndërkombëtar i fansave të Eurovision-it, Wiwibloggs, zhvilloi një sondazh ku i kërkoi publikut të votonte për të preferuarin e tyre për të fituar.

Në këtë sondazh morën pjesë plot 18,951 persona, duke reflektuar një interes të madh nga komuniteti global i adhuruesve të festivalit.

Rezultatet tregojnë se përfaqësuesit e Shqipërisë, “Shkodra Elektronike”, janë aktualisht favoritët për të fituar Eurovision 2025.

Edhe pse në një sondazh të mëparshëm ata ishin pozicionuar të dytët në gjysmëfinalen e parë, një valë e re mbështetjeje i solli ata në vendin e parë në këtë sondazh të gjerë.

Kënga e tyre “Zjerm” mori gjithsej 2,106 vota, që përbëjnë 11.11% të totalit.

Në vend të dytë renditet Finlanda, e përfaqësuar nga Erika Vikman me këngën “ICH KOMME”, e cila përçon një mesazh për lirinë seksuale.

Erika është një emër i njohur mes fansave të Eurovisionit dhe siguroi 1,969 vota në këtë sondazh, që përbën 10.39% të totalit.

Pozita e tretë i takon grupit KAJ, një trio finlandeze që këtë vit përfaqëson Suedinë me këngën “Bara Bada Bastu”, një himn i jetës nordike dhe dashurisë për saunën.

Ata janë cilësuar shpesh si pretendentët kryesorë sipas basteve dhe morën 1,620 vota (ose 8.55% të totalit).

Rezultatet e plota të sondazhit për fituesin e Eurovision 2025, sipas sondazhit të Wiwibloggs:

Shqipëria – 11.11% (2,106 vota)

Finlanda – 10.39% (1,969 vota)

Suedia – 8.55% (1,620 vota)

Austria – 6.38% (1,210 vota)

Spanja – 4.64% (879 vota)

Holanda – 3.65% (692 vota)

Izraeli – 3.61% (685 vota)

Franca – 3.32% (630 vota)

Greqia – 3.28% (622 vota)

Polonia – 3.10% (588 vota)

Malta – 3.10% (587 vota)

Gjermania – 3.06% (580 vota)

Mbretëria e Bashkuar – 2.78% (526 vota)

Australia – 2.58% (488 vota)

Estonia – 2.46% (467 vota)

Lituania – 2.11% (400 vota)

Norvegjia – 2.11% (399 vota)

Danimarka – 2.03% (384 vota)

Irlanda – 2.02% (383 vota)

Çekia – 1.95% (369 vota)

Islanda – 1.75% (332 vota)

Zvicra – 1.50% (285 vota)

Ukraina – 1.35% (256 vota)

Belgjika – 1.35% (256 vota)

Luksemburgu – 1.32% (251 vota)

Letonia – 1.31% (248 vota)

Italia – 1.30% (247 vota)

San Marino – 1.21% (229 vota) /TAR

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rreth tre orë në SPAK, Ardit Gjebrea: E kam premierë, ishin miqësorë

​Rreth tre orë në SPAK, Ardit Gjebrea: E kam premierë, ishin miqësorë

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Betejë për pasurinë e Michael Jackson, vajza e tij kërkon shumën marramendëse

Betejë për pasurinë e Michael Jackson, vajza e tij kërkon shumën marramendëse

P.Diddy mund të lirohet më herët nga burgu, zbulohet data e re

P.Diddy mund të lirohet më herët nga burgu, zbulohet data e re

Temperatura deri në -4 gradë gjatë fundjavës, në Kosovë priten mëngjese të ftohta dhe mjegull

Temperatura deri në -4 gradë gjatë fundjavës, në Kosovë priten mëngjese të ftohta dhe mjegull

Protesta për Arlinda Zekajn edhe të dielën, organizatorët: Nuk zmbrapsemi, kërkojmë drejtësi

Rasti i Arlinda Zekajt, të shtunën protestë mbarëkombëtare me gjashtë kërkesa

Haliti: Shpresoj që Shiroka-Pula të jetë presidente historike e Kosovës

Haliti: Shpresoj që Shiroka-Pula të jetë presidente historike e Kosovës

Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë

Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë

Vdes në moshën 25-vjeçare lojtari që sapo luajti në Kupën e Botës

Tronditet bota e futbollit, vritet ish-futbollisti brazilian

Komandanti i KFOR-it takon Gjeneralmajorin Osborn, diskutohet siguria në Kosovë

Komandanti i KFOR-it takon Gjeneralmajorin Osborn, diskutohet siguria në Kosovë

Zulfaj: BE-ja nuk e vlerëson si sukses stabilizimin e situatës në veri, Kosova i plotëson të gjitha kriteret për statusin kandidat

Zulfaj: BE-ja nuk e vlerëson si sukses stabilizimin e situatës në veri, Kosova i plotëson të gjitha kriteret për statusin kandidat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën