TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shqipëria e Kosova të përkushtuar në zbatimin 13 marrëveshjeve për bashkëpunim

by tëvë1
5 vjet ago
0
A A
Shqipëria e Kosova të përkushtuar në zbatimin 13 marrëveshjeve për bashkëpunim

Për këtë ujdi, Shqipëria mbetet e përkushtuar në zbatimin e këtyre marrëveshjeve, sidomos për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe ajo për lehtësimin e procedurave për marrjen e leje qëndrimit të përkohshëm.

Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi në një intervistë për KosovaPress, deklaron se ka një përshpejtim të madh të gjitha institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës për realizimin e objektivave, dhe vendimeve që janë marrë në mbledhjen e përbashkët të 26 nëntorit në Elbasan.

“Komisionet e ndryshme të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës kanë qenë në lidhje të vazhdueshme për të parë se si mund të zbatohen këto marrëveshje edhe në planin legjislativ. Komisionet e ndryshme kanë qenë në Tiranë, kanë qenë në Prishtinë dhe ajo që është më e rëndësishme, menjëherë pas diskutimeve janë hedhur të gjitha këto ide për t’u kthyer në ligje, në traktate, të cilat në një kohë shumë të shpejt edhe parlamentet e dy vendeve i kanë ratifikuar. Me shumë rëndësi ka qenë miratimi i ligjeve që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të qytetarëve, që do të thotë se lejet e qëndrimit tashmë për shtetasit e Kosovës në Shqipëri dhe shtetasit e Shqipërisë në Kosovë janë bërë efektive. Çdo shtetas që gjen një punë në Kosovë, çdo shtetas që gjen një punë në Shqipëri, automatikisht merr një leje qëndrimi pesë vjeçare. Kjo do të hapë mundësi të reja për sa i përket edhe për zhvillimin e tregut të punës, i cili në të kaluarën ka qenë shumë problematike”, thotë Minxhozi.

Marrëveshje me rëndësi, sipas ambasadorit Minxhozit mbetet edhe ajo për portin e Durrësit, që ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit në fushën e tregtisë dhe ekonomisë.

“Gjithashtu janë rregulluar me vendime të parlamentit edhe pika pikat kufitare midis dy vendeve, lëvizja në territoret që ndajnë Shqipërinë dhe Kosovën. Me vlerë të veçantë është pastaj, edhe marrëveshja në fushën doganore. Pardje, parlamenti i Kosovës ratifikoi dhe nxori udhëzimet përkatëse për pikën doganore që do të hapet në portin e Durrësit. Por, janë edhe disa lehtësira doganore që do të jenë midis dy vendeve, të cilat do t’i shërbejnë nxitjes së ndërsjellë të bashkëpunimit të ndërmarrjeve të ndryshme në fushën e tregtisë dhe ekonomisë”, thekson ai.

Ambasadori Minxhozi deklaron se këtë herë autoritetet e dyja vendeve kanë vullnet që këto marrëveshje të zbatohen në tërësi dhe mos të ngecin së implementuari si në të kaluarën.

“Ajo që dua të them është që, në qoftë se përpara kemi pasur një ngadalësi në implementimin e projekteve ose të vendimeve, ose ka pasur raste që edhe nuk kanë gjetur zbatimin ashtu siç është vendosur në mbledhje, kësaj radhe ka një energji të shtuar, ka një komunikim të vazhdueshëm dhe nuk janë të involvuar në këtë rast vetëm qeveritë, por janë edhe parlamentet e dy vendeve, të cilat kanë dhënë një kontribut vyer në këtë drejtim. Shpresoj se kështu do ecim, që të kemi rezultate sa më konkrete, që i shërbejnë një fuqizimi të marrëdhënieve midis nesh dhe pse jo të rriten pastaj edhe ato shifrat e shkëmbimeve tona sidomos në fushën e ekonomisë”, thotë ai.

Minxhozi ka pranuar se ka barriera ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por shtoi se përderisa ka kufi ka edhe barriera.

Ai thotë se Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës po punojnë ngushtë që të zbuten këto pengesa kufitare.

“Derisa ka kufi ka edhe barriera. Çështja është se si do të zbuten këto. Që të zbuten këto janë me rëndësi për dy arsye, e para është koha e pritjes në kufi të jetë sa më minimale, dhe arsyeja tjetër është që të ketë sa më pak letra në mënyrë që mos të rëndojnë shumë kostot e transportit në të dy anët. Për këtë, mendoj se jemi në drejtimin e duhur, dhe krahasuar me vitet e kaluara kemi më pak burokraci, por jo të zhdukura plotësisht”, thekson ai.

Ai duke folur edhe për marrëveshjet lidhur me pensionet e Shqipërisë dhe Kosovës, paralajmëron se së shpejti do të arrihen marrëveshjet tjera në fushën e shëndetësisë dhe në sektorin e kulturës.

Ditë më parë, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në Kuvendin e Kosovës ka votuar për ratifikimin e dy marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Marrëveshja e parë ka të bëjë me sigurimet shoqërore, ndërkaq e dyta me lehtësimet doganore mes Kosovës dhe Shqipërisë që do të ndikojë me krijimin e një zyre doganore në Durrës.

Diplomati shqiptar, Minxhozi përmendi edhe bilancin tregtar midis Kosovës dhe Shqipërisë, ku thekson se këmbimet tregtare janë 300 milionë euro në vit, 75 përqind në favor të Shqipërisë.

Tags: Kosove - ShqiperiTakimet e dy qeverive
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi me një nënkryetar, VV nuk i voton nënkryetarët e ish-opozitës

Kuvendi me një nënkryetar, VV nuk i voton nënkryetarët e ish-opozitës

Gjini: Lista Serbe po e ndihmon Kurtin, VV synon që ta dërgojë vendin në zgjedhje më 27 dhjetor

Gjini: Maskaradë, u pa ana e errët e VV’së, ta mbrojmë shtetin nga këta njerëz që s’e kanë planë mu ndalë

Ulutash: Situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar, NATO ka nisur optimizimin e pranisë së KFOR-it

Ulutash: Situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar, NATO ka nisur optimizimin e pranisë së KFOR-it

Aksident ndërmjet dy veturave në rrugën Gjakovë – Deçan, një person dërgohet për trajtim mjekësor

Aksident në Klinë, katër të lënduar

Kuvendi me një nënkryetar, VV nuk i voton nënkryetarët e ish-opozitës

Kuvendi me një nënkryetar, VV nuk i voton nënkryetarët e ish-opozitës

Gjini: Lista Serbe po e ndihmon Kurtin, VV synon që ta dërgojë vendin në zgjedhje më 27 dhjetor

Gjini: Maskaradë, u pa ana e errët e VV’së, ta mbrojmë shtetin nga këta njerëz që s’e kanë planë mu ndalë

Ulutash: Situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar, NATO ka nisur optimizimin e pranisë së KFOR-it

Ulutash: Situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar, NATO ka nisur optimizimin e pranisë së KFOR-it

Aksident ndërmjet dy veturave në rrugën Gjakovë – Deçan, një person dërgohet për trajtim mjekësor

Aksident në Klinë, katër të lënduar

Sopi: Përveç lirimit të Thaçit, çdo vendim tjetër do të jetë i papranueshëm

Sopi: Përveç lirimit të Thaçit, çdo vendim tjetër do të jetë i papranueshëm

Kryeministri i Marokut kundërshton pretendimin për finalen e Botërorit 2030

Kryeministri i Marokut kundërshton pretendimin për finalen e Botërorit 2030

Ujkani: Nuk votuam kundër Çitakut, mund ta mbështesim në raundet e ardhshme

Ujkani: Nuk votuam kundër Çitakut, mund ta mbështesim në raundet e ardhshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën