Shqipëria ka dërguar 30 trupa nga Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë në Bosnjë e Hercegovinë në kuadër të misionit EUFOR ALTHEA.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se ky do të jetë kontingjenti i parë shqiptar në operacionin e Bashkimit Evropian në Bosnje
“Shqipëria shton praninë në misionin EUFOR ALTHEA. Një togë me 30 trupa nga Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë do të jetë kontingjenti i parë shqiptar në operacionin e Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë”, ka shkruar ai.