TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shqipëri, ngadalësohet rritja e çmimeve, inflacioni 7.9% në nëntor

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shqipëri, ngadalësohet rritja e çmimeve, inflacioni 7.9% në nëntor

Instituti i Statistikave publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Konsumit, sipas të cilit ndryshimi vjetor i çmimeve të konsumit në muajin nëntor të këtij viti është 7.9 %.

Një vit më parë ky ndryshim ishte 3.1 %. Ndërsa, ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin nëntor, krahasuar me tetorin është -0,3 %.

Krahasuar me muajin nëntor 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 14.7 %, pasuar nga grupet “transporti” me 9.6 %, “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6.2 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 6.1 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 5.8 %, “veshje dhe këpucë” dhe “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.6 % secili, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3.1 %, “shërbimi arsimor” me 1.9 %, “shëndeti” me 1.3 %, “komunikimi” me 1.1 % dhe “argëtim dhe kulturë” me 1 %.

Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me me 24.1 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 23.3 %, “peshk” me 16.2 %, “bukë dhe drithëra” me 15.8 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 15 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 14.8 %, “mish” me 12.4 %, etj, shkruan Atsh

Krahasuar me muajin tetor 2022, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 4.8 % , pasuar nga grupet “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.2 % dhe “ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.1 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “argëtim dhe kulturë” u rritën me 0.7 %, pasuar nga grupet “veshje dhe këpucë”, “komunikimi” dhe “hotele, kafene dhe restorante” me 0.5 % secili./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet shqiptari i zhdukur prej 29-ditësh në lumin Mat

Gjendet shqiptari i zhdukur prej 29-ditësh në lumin Mat

Stuhia e fortë në Spanjë dhe Portugali lë të vdekur dy persona – mijëra të evakuuar

Stuhia e fortë në Spanjë dhe Portugali lë të vdekur dy persona – mijëra të evakuuar

Të paktën 31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

Të paktën 31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

Takimi SHBA-Iran në Oman përfundon pa marrëveshje, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Takimi SHBA-Iran në Oman përfundon pa marrëveshje, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Shkëlqen Distria, rrëmben medaljen e artë në Paris

Shkëlqen Distria, rrëmben medaljen e artë në Paris

Vizita e Milorad Dodik në Shtëpinë e Bardhë dhe rreziku i keqinterpretimit politik

Vizita e Milorad Dodik në Shtëpinë e Bardhë dhe rreziku i keqinterpretimit politik

Shoferi humb drejtimin, vetura del nga rruga dhe i godet tetë tjera të parkuara

Shoferi humb drejtimin, vetura del nga rruga dhe i godet tetë tjera të parkuara

Mashtrim në WhatsApp: Kujdes, mund t’ju rrëmbejnë llogarinë

Alarm për mashtrim të ri në WhatsApp edhe në Shqipëri

MAPL: Ndryshimi i logove të komunave në E-Komunat është çështje teknike, jo politike

MAPL: Ndryshimi i logove të komunave në E-Komunat është çështje teknike, jo politike

Nagavci merr pjesë në hapjen e CybHER Boot Camp, fuqizon vajzat në sigurinë kibernetike

Nagavci merr pjesë në hapjen e CybHER Boot Camp, fuqizon vajzat në sigurinë kibernetike

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, policia jep detaje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën