TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shqipëri-Çeki, mbi 200 mijë kërkesa për bileta

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shqipëri-Çeki, mbi 200 mijë kërkesa për bileta

Nëse në gusht entuziazmi ishte i madh, tani është kthyer në ethe.

Kombëtarja shqiptare ka krijuar një iluzion të fortë tek tifozët se është shumë pranë finaleve të Europianit 2024 dhe kjo ka bërë që kërkesa për bileta për ndeshjen e radhës të jetë përtej çdo imagjinate.

Në 12 tetor kuqezinjtë luajnë ndaj Republikës Çeke në Tiranë dhe në Federatën Shqiptare të Futbollit tregojnë se interesimi për të qenë në “Arenë” është tepër i madh.

Sipas mediumit shqiptar ABC News, kërkesa është afërsisht sa dhjetëfishi i kapacitetit të stadiumit kombëtar, që do të thotë për mbi 200 000 bileta.

Jo vetëm kaq, por siç është normë në Shqipëri, nuk mungojnë kërkesa nga institucionet shtetërore, nga trupi diplomatik dhe nga kompani të fuqishme private.

E gjitha kjo ka bërë që Federata të mos vendosë ende t’i nxjerrë në shitje “hyrëset” për në Arenë, proces që besohet se do të jetë vetëm online. E njëjta gjë ndodhi edhe për ndeshjen me Poloninë, kur asnjë biletë nuk u shit fizikisht në biletarinë në stadium.

Siç ndodh në rastet kur kombëtarja fiton, pritet që në “Arenë” të jetë trupi diplomatik, por edhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa biletat besohet se do të dalin në shitje ditët e ardhshme.

Kombëtarja është e para në grupin E me 10 pikë në 5 ndeshje, ndërsa Çekia është e dyta me 8 pikë në 4 sfida

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ademi: Javën e ardhshme vendoset për trajnerin

Ademi: Gladiatorët dardanë do të rikthehen edhe më të fortë

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Turqia kalon në epërsi

Turqia kalon në epërsi

Përfundon pa gola pjesa e parë, Kosova me disa raste shënimi

Përfundon pa gola pjesa e parë, Kosova me disa raste shënimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën