Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, ka reaguar pas raportimeve për mungesën e saj në protestën kundër Gjykatës Speciale, organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës.
Përmes një postimi në Facebook, ajo theksoi se protesta duhet të nisë nga vendimi i Kuvendit për themelimin e Speciales, ku 82 deputetë votuan pro, përfshirë PDK-në, LDK-në dhe partitë e komuniteteve pakicë.
Selimi theksoi se ajo nuk ishte familjarja e vetme që mungoi në protestë, por sipas saj, emri iu veçua për të sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje.