TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shqetësime për manipulimin e zgjedhjeve në Serbi

by Shpat Blakcori
3 vjet ago
0
A A
Shqetësime për manipulimin e zgjedhjeve në Serbi

Politikani opozitar serb, Djordje Miketiq, në një intervistë dhënë për tëvë1 thotë se zgjedhjet në Serbi nuk kanë qenë të lira dhe demokratike. Ai thotë se qytetaret do të protestojnë derisa të ketë një proces të rregullt zgjedhor. Edhe nga blloku evropian kanë ngritur shqetësime për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Serbi.

Plotë parregullsi dolën në pah nga zgjedhjet serbe të 17 dhjetorit.

E për shkak të shumë problemeve me procesin zgjedhor në Serbi, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.

Nga blloku evropian presin që autoritetet serbe t’i shqyrtojnë në mënyrë transparente raportet e besueshme për parregullsi në zgjedhjet e mbajtura më 17 dhjetor.

E i pakënaqur me procesin zgjedhor është shprehur edhe politikani opozitar Djordje Miketiq.

Ai konsideron se zgjedhjet janë vjedhur në Serbi.

“Nëse i analizoni mirë rezultatet zgjedhore, ju mund ta shihni se Partia Progresive Serbe nuk ka pasur edhe aq rezultate të mira siç po paraqiten në publikë. Madje në shumë komuna në Serbi, janë bërë disa ndryshime pozitive dhe ka një opozitë më të fortë. Por duhet thënë se në këto zgjedhje ka pasur edhe shumë parregullsi. Me dokumente të dyshimta kanë ardhur shumë qytetarë nga vende të tjera për të votuar, një numër i madh i tyre kanë votuar në Beograd duke e bërë kështu diferencën. Këtë nuk po e them vetëm unë, por po e thonë vëzhguesit e shumtë ndërkombëtar. Pra me pak fjalë ishte një fitore e vjedhur e tyre”, tha Djordje Miketiq-politikan opozitar.

Megjithatë, Djordje Miketiq, ka paralajmëruar protesta derisa të krijohen kushtet për zgjedhje lira dhe demokratike në Beograd.

“Megjithatë ne nuk do dorëzohemi, do të vazhdojmë me protesta deri sa të ketë zgjedhje të reja dhe të lira në Beograd. Përveç partive opozitare, me mijëra qytetarë të rinj dhe studentë i kanë mbushur sheshet e Beogradit duke kërkuar zgjedhje të reja. Kur i sheh gjithë ata njerëz në rrugë me të vërtetë kam shumë shpresë për ardhmen. Ne kemi një periudhë të gjatë që që jemi duke protestuar vazhdimisht kundër këtij regjimi”, u shpreh Miketiq.

Tutje, politikani serb është shprehur i shqetësuar për rënien e demokracisë në Serbi.

Sipas tij regjimi aktual kontrollon gjithçka në Serbi, duke filluar me mediet dhe me policinë.

“Që nga viti 2012 ka rënie të demokracisë në Serbi dhe institucionet janë dobësuar. Por ne historikisht kemi pasur probleme me demokracinë, ndonjëherë qëndrojmë më mirë ndonjëherë jemi më keq. Por ky regjim i ka tejkaluar limitet, sepse vetëm mund ta shihni se sa e frikshme është propaganda e medieve këtu dhe kontrolli që ushtrohet mbi policinë. Është me të vërtetë për keqardhje sepse policia po instrumentalizohet nga partia në pushtet. Pra nga viti në vit Serbia po bëhet me autoritare me udhëheqjen e partisë në pushtet. Ne jemi shteti me demokracinë më të brishtë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi politikani Miketiq.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Republikan Zgjedhor, lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk guxon të ndalet” ka fituar 46.71 për qind, kurse e dyta është lista “Serbia kundër dhunës” me 23.58 për qind.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Lista Guxo në Mitrovicë emëron kryetarin e ri, largohet Faton Peci

Lista Guxo në Mitrovicë emëron kryetarin e ri, largohet Faton Peci

“Barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë”, reagon Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje

“Barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë”, reagon Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën