TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shpërthimi në Kçiq, 10 vjeçarja transferohet në Suedi

Nata e së shtunës doli të jetë tragjike për familjen Brahimi nga fshati Kçiq i Mitrovicës së Jugut. Një bombolë gazi shpërtheu në dhomën ku po qëndronin duke lënduar 15 persona. Mjekët kujdestar në QKUK thonë se 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë, përfshirë një të mitur që u në mesdite u transferua në Suedi. Në ankth po presin lajmet për më të dashurit.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Shpërthimi në Kçiq, 10 vjeçarja transferohet në Suedi

Janë këta të afërmit e familjes Brahimi nga fshati Kçiq i Mitrovicës, që të dielën u panë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Kjo pasi 13 anëtarë të kësaj familje morën lëndime të shtunën mbrëma, nga shpërthimi i bombolës së gazit në shtëpinë e tyre.

Nuk vonoi shumë, nga mjekët kujdestar u ftuan për t’u dhënë informacione për gjendjen e familjarëve.
Se çka i njoftuan mjekët, treguan vet familjarët.

“Sipas informatave të mjekëve gjendja e tyre ka kaluar rrezikun për jetë përveç njërës, që është vajza e familjarit të dhëndrit. Ajo është pak në rrezik për jetë, por po shpresojmë që do ta kalojë këtë sfidë”

Detaje më shumë për të lënduarit, dha mjekja kujdestare në mjekimin intensiv në QKUK, Agreta Gashi.

Kjo e fundit, tha se ndihmë mjekësore kërkuan 15 persona, 4 prej të cilëve ndodhën në mjekim intensiv.

“Prej tyre 4 janë në gjendje më të rëndë, kanë ardhur për trajtim në mjekimin intensiv qendror dhe janë duke u trajtuar këtu. Prej këtyre 4 rreziku për jetë është proporcional është me sipërfaqen e djegur të trupit. Sipërfaqen më të madhe të djegur e kemi një fëmijë që është diku në masën 10 vjeçare, që pritet të transferohet sot në Suedi sepse ka nënshtetësi suedeze dhe ka sigurim nga shteti suedez. Sot në orën 15:00 presim me ardhë me marrë. Tre të tjerët, një e kemi të lënduar me sipërfaqe trupore të djegur diku 40% dhe dy të tjerë me sipërfaqe më të vogël dhe për shkak të shpërthimit të bombolës rrugët e frymëmarrjes janë të atakuara”, tha ajo.

Sipas mjekës kujdestare, të lënduarit e tjerë ndodhën jashtë rrezikut për jetë.

E një ditë më pas, dhoma ku ndodhi shpërthimi, u pa në këtë gjendje.

Afrim Brahimi, thotë se në momentin kur shpërtheu bombola e gazit, të pranishmit ishin duke darkuar.

“Në atë moment janë kanë tu hangër darkë. Kanë qenë këtu 11-12 anëtarë tu hangër darkë këtu. Brenda shtëpisë kanë qenë krejt 17 anëtarë, tre kanë shpëtuar pa lëndime, kurse 14 të tjerë kanë shpëtuar pa lëndime, djegie”, thotë Brahimi.

Kushëriri i të lënduarve, thotë se nuk e dinë arsyen e shpërthimit të bombolës së gazit.

“Nuk ka qenë bocë e nxemjes qendrore, sepse nxehemi me dru. Po ajo u kanë një bocë e vogël e plinit për çaj. Se qysh ka shpërthyer nuk po e di askush, këto informata i kam marrë prej zonjës së shtëpisë, gruas së Burhanit e cila ka shpëtuar pa lëndime, ka qëlluar në katin e dytë”, tregon ai.

Tutje, ai ka treguar edhe arsyen se pse familja Brahimi, u bën bashkë natën e së shtunës.

“Kanë ardhur prej diasporës se nëna e Burhanit ka qenë e sëmurë, ka pas sulm, dje u dal prej spitalit. E janë mbledh këtu”, thotë ai.

Ndryshe nga Policia e Kosovës, kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.

Ndërsa kanë shtuar se shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen.

Tags: Kciqshperthimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

“S’ka vend për të gjithë”, konfirmohen ulëset në seancat për rastin Thaçi dhe të tjerët

Maqedonci: Ministria e Mbrojtjes ka kryer blerje të armatimit që nuk janë bërë publike

Maqedonci: Ministria e Mbrojtjes ka kryer blerje të armatimit që nuk janë bërë publike

Kosova drejt prodhimit ushtarak – Maqedonci: Në fund të vitit nisin municionet “Made in Kosova”, me standarde të NATO-s

Kosova drejt prodhimit ushtarak – Maqedonci: Në fund të vitit nisin municionet “Made in Kosova”, me standarde të NATO-s

Maqedonci: Kosova në një afat të shkurtër do të jetë pjesë e NATO-s

Maqedonci: Kosova në një afat të shkurtër do të jetë pjesë e NATO-s

Stuhia e fortë në Spanjë dhe Portugali lë të vdekur dy persona – mijëra të evakuuar

Stuhia e fortë në Spanjë dhe Portugali lë të vdekur dy persona – mijëra të evakuuar

Qorrolli kritikon aktgjykimin e Kushtetueses për Rashiqin: Vendim arbitrar dhe ndërhyrje në autonominë e Kuvendit

Qorrolli kritikon aktgjykimin e Kushtetueses për Rashiqin: Vendim arbitrar dhe ndërhyrje në autonominë e Kuvendit

Emisioni “Info Nata” 06.02.2026

Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

“S’ka vend për të gjithë”, konfirmohen ulëset në seancat për rastin Thaçi dhe të tjerët

Maqedonci: Ministria e Mbrojtjes ka kryer blerje të armatimit që nuk janë bërë publike

Maqedonci: Ministria e Mbrojtjes ka kryer blerje të armatimit që nuk janë bërë publike

Kosova drejt prodhimit ushtarak – Maqedonci: Në fund të vitit nisin municionet “Made in Kosova”, me standarde të NATO-s

Kosova drejt prodhimit ushtarak – Maqedonci: Në fund të vitit nisin municionet “Made in Kosova”, me standarde të NATO-s

Maqedonci: Kosova në një afat të shkurtër do të jetë pjesë e NATO-s

Maqedonci: Kosova në një afat të shkurtër do të jetë pjesë e NATO-s

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën