TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shpërthimi i Fisnik Asllanit në Bundesligë, gjatë vitit 2025

by tëvë1
1 muaj ago
0
A A
Asllani pret pjesëmarrjen në  Botëror

Kushdo që i dëshiron shërbimet e sulmuesit Fisnik Asllani, duhet t’i shpenzojë 50 milionë euro pasi ky është çmimi që ka vendosur Hoffenheimi për reprezentuesin e Kosovës.

 Në fakt, nuk është aspak çudi që klubi gjerman kërkon një dëmshpërblim të tillë për sulmuesin 23-vjeçar, i cili ka shpërthyer në sezonin e tij të parë në Bundesligë.

Barcelona, Bayern Muncheni, Borussia Dortmundi dhe dy skuadra tjera nga Premier League e Anglisë kanë shprehur interesim për Asllanin dhe janë të garë për transferimin e tij.

Asllani para fillimit të këtij sezoni u kthye tek Hoffenheimi pas huazimit njëvjeçar te Elversbergu në Bundesligën 2, kampionat ku shënoi 18 gola dhe bëri 9 asistime në 33 paraqitje.

E me formën e njëjtë, Asllani vazhdoi edhe në elitën e futbollit gjerman, ku në 15 ndeshje të Bundesligës ka realizuar 6 gola dhe ka bërë 2 asistime.

Duke parë formën e mirë të Asllanit dhe interesimin nga skuadrat tjera të mëdha, Hoffenheimi ia vazhdoi kontratën deri në verën e vitit 2029 dhe përfshiu një klauzolë lirimi në vlerë prej 30 milionë eurosh.

Te Barcelona po e shohin Asllanin si pasardhës ideal të polakut Robert Lewandowski dhe trajneri Hansi Flick po insiston në transferimin e kosovarit.

Drejtuesit e Bayernit kanë konfirmuar interesimin për Asllanin dhe janë në dijeni për konkurrencën e fortë për shërbimet e tij, që do të thotë se bavarezët mund të veprojnë gjatë janarit për të arritur marrëveshjen me Hoffenheimin.

Vet Asllani ka pranuar se është në dijeni për interesimin e skuadrave të mëdha të Evropës, duke shtuar se nuk e ka ndërmend të ngutet përpara se të marrë një vendim të prerë për të ardhmen e tij.

Ai ka thënë se fillimisht është i fokusuar për të vazhduar me formën e mirë dhe shënimin e golave tek Hoffenheimi, përpara se të largohet.

Bazuar në të gjitha këto, atëherë lehtë mund të konstatohet se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit te skuadra e Hoffenheimit.

Ai iu bashkua ekipit të dytë të Hoffenheimit në vitin 2020 nga të rinjtë e Union Berlinit, për t’u promovuar në ekipin e parë dy vite më vonë.

Krahas huazimit te Elversbergu, Asllani ka luajtur si huazim edhe tek Austria e Wienes, ndërsa në shtator të vitit 2024, debutoi te Kombëtarja e Kosovës ku në 12 paraqitje deri më tani ka shënuar 3 gola.
Kurdo që të largohet Asllani nga Hoffenheimi, muajin tjetër apo në fund të këtij sezoni, dëmshpërblimi për transferimin e tij, do të jetë nga 30 deri në 50 milionë euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Upamecano mbetet te Bayerni

Upamecano mbetet te Bayerni

ENBL, Prishtina përball Dinamos në “play-off”

ENBL, Prishtina përball Dinamos në “play-off”

FBK konfirmon finalen e Kupës në Rahovec

Ancelotti deri më 2030 në krye të Brazilit

Peja 03 e Bashkimi kërkojnë triumfin në Kupë

Peja 03 e Bashkimi kërkojnë triumfin në Kupë

Mbi 7 mijë votues më shumë në zgjedhjet e 28 dhjetorit sesa në ato lokale

Supremja i liron nga paraburgimi nëntë të dyshuarit për falsifikim votash

Mbrojtja e Krasniqit: ZPS nuk ka vërtetuar lidhjen e Krasniqit me krimet e pretenduara

Mbrojtja e Krasniqit: ZPS nuk ka vërtetuar lidhjen e Krasniqit me krimet e pretenduara

Nga rezistenca e viteve ’90 te Inteligjenca Artificiale, UP feston 56 vjet ekzistencë

Nga rezistenca e viteve ’90 te Inteligjenca Artificiale, UP feston 56 vjet ekzistencë

Aksion i Prokurorisë në Pejë, cak argjendaritë

Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në Pejë

Bllokada institucionale i kushton Kosovës mbi 1 miliard euro: OEK dhe juristët paralajmërojnë pasoja të rënda

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme – ky është rendi i ditës

Avokati i drejtorit të shkollës “Pavarësia”: Nxënësi e kishte kanosur me vrasje

Avokati i drejtorit të shkollës “Pavarësia”: Nxënësi e kishte kanosur me vrasje

Kongresisti Keith Self rikonfirmon mbështetje për Osmanin dhe vizionin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kongresisti Keith Self rikonfirmon mbështetje për Osmanin dhe vizionin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën