Një mjet shpërthyes ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së Kryesuesit të bordit të ndërmarrjes “Trepça”, Bahri Hyseni në Mitrovicë të Jugut.
Këtë për teve1.info e ka konfirmuar Bahri Hyseni.
Sipas informacioneve nga ky shpërthim nuk ka pasur persona të lënduar vetëm dëme materiale.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Ilmi Prekazi nga Policia Rajonale në Mitrovicë të Jugut, tha se rreth orës 08:00 kanë marrë informacion për një rast të tillë.
”Një ankues ka informuar në Policinë e Kosovës se rreth orës 07:43, në rrugën “Zijadin Ceraj”, dy vetura të tij kanë pësuar dëme materiale dhe një pjesë e shtëpisë, që dyshohet të jetë bërë nga një mjet shpërthyes”, ka thënë ai për teve1.info
Prekazi ka bërë të ditur se njësitet përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes dhe se rasti është duke u hetuar.