Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në sheshin “Adem Jasahri” në Mitrovicë, duke thyer xhamat e tri lokaleve biznesore, raporton teve1.info
Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, përveç dëmeve materiale në dy kafene dhe një dyqani, nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ‘Adem Jashari’ si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve dhe një dyqani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Zahiti.
Sipas tij, rasti po hetohet.