Të hënën, rreth orës 10:40, në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi, i cili dyshohet se është shkaktuar nga një bombol gazi.
Lajmin për tevë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Sipas Elezajt, zjarri është lokalizuar me shpejtësi nga ekipet e zjarrfikësve që kanë dalë në vendin e ngjarjes., ndërsa përveç disa dëmeve të vogla materiale në kuzhinën e shtëpisë, nuk raportohet për të lënduar.
“Rreth orës 10:40, në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi, i shkaktuar nga një bombol gazi. Në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Përveç disa dëmeve të vogla në kuzhinën e shtëpisë, pasoja në njerëz nuk ka pasur”, ka thënë Elezaj./teve1.info/