Kristian Shpendi ishte me fat në ftesën e tij të parë te Kombëtarja shqiptar. Sylvinho nuk e kishte në listën e parë, sulmuesin që është pjesë e Cesenas në Serinë B.
Mungesa e Ernest Muçit bëri që të kishte një vend më tepër, i cili iu besua pikërisht Shpendit. Ky i fundit iu bashkua kështu pjesës tjetër të skuadrës, ndërsa në prag janë ndeshjet me Gjibraltarin dhe Letoninë.
“Shqipëri erdha”, janë dy fjalët e vetme që thotë në videon e promovimit nga FSHF. Dhe për të është një moment mjaft i veçantë, ndërsa pret minutat e para.