TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shpallja e konkursit për pranimin e minoritetit serb në Policinë e Kosovës në veri, kërkohet kujdes në rekrutimin e tyre

Policia e Kosovës ka shpallur sërish këtë javë një konkurs për aplikim për komunitetin serb në veriun e Kosovës. Megjithatë po kërkohet që të bëhet kujdes në selektimin e tyre për shkak se mund të jenë të njëjtë me ata që kishin dhënë dorëheqje para 2 vitesh.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Shpallja e konkursit për pranimin e minoritetit serb në Policinë e Kosovës në veri, kërkohet kujdes në rekrutimin e tyre

Në nëntor të vitit 2022 kishin dhënë dorëheqje masive, pas shkarkimit të drejtorit Rajonal të Policisë në Mitrovicën Veriore.

Kështu, afër 600 zyrtarë policorë të komunitetit serbë në komunat veriore kishin zhveshur uniformat e Policisë së Kosovës.

Që nga ajo kohë, ky institucion vazhdimisht ka hapur konkurse për plotësimin e vendeve që kishin mbetur të lira.

Një i tillë është hapur sërish edhe këtë javë, ku bëhet thirrje për aplikim nga të gjitha komunitetet pakicë në vend.

Nënkoloneli në pension i Policisë po vlerëson se mosaplikimet në atë pjesë të vendit po bëhen për shkak të presionit nga disa grupe kriminale që janë ende prezente.

“Gradualisht ata do të binden se duhet të marrin pjesë në Policinë e Kosovës duhet të konkurrojnë në Policinë e Kosovës për arsye se edhe atje një pjesë është popullatë e tyne serbëve ku dmth  të gjitha nac kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë konkurs të shpallur nga Policia. Prandaj përsëritja e vazhdueshme ka të bëjë që të plotësohet kuota e konkursit në mënyrë që edhe pjesëtarët e nacionalitetit serb e nacionaliteve tjera boshnjakë etj që jetojnë në atë pjesë të inkorporohen në Policinë e Kosovës”, tha nënkoloneli në pension, Refki Morina.

Derisa shton se duhet pasur kujdes në selektimin e personave nga ky komunitet, për shkak se mund të jenë të njëjtë me ata që kanë dhënë dorëheqje.

“Mos në Policinë e Kosovës të na hyjnë persona të cilët në një mënyrë apo tjetër në mënyrë direkte apo indirekte kanë qenë të involvuara në grupet e mëparshme kriminale. Prandaj duhet të kemi kujdes për arsye se nëse na infiltrohen persona të tillë atëherë në të ardhmen jo fort të largët do të kemi probleme prapë me pjesëtarë të atyre policive të cilët në një mënyrë ose tjetër kanë qenë pjesë e atyre grupeve ose në një mënyrë nuk janë tërhjekë nga këto grupe prandaj duhet të ketë kujdes”, tha ai.

E ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme thotë se pjesëtarët e komunitetit serb që pranohen në këtë institucion, të shpërndahen në gjithë territorin e Kosovës.

“Bëhet pyetja athu do t’i shërbejnë Kosovës apo mos po krijojnë lidhje sikur që u pa kjartë që vetëm Vuçiqi i kish komanduar atë pjesën që e lëshuan para 2 viteve. Prandaj mos me ardhë deri te ajo një numër i konsiderueshëm i përqindjes së popullatës shqiptare një numër duhet me qenë edhe në ato pjesë shqiptar por prania ep ërqisnjes sa janë serbë qaq duhet edhe në Polici të ketë”, tha Hajrullah Tërnava.

Thirrje për aplikim ka bërë vazhdimisht edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

 

Tags: komuniteti serbPolicia e Kosovesveri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Auto Draft

Çifti që mban pastërtinë në Shalë të Bajgorës, projektin e financon një mërgimtar

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Një person i del trenit përpara, makinisti arriti ta ndalë me kohë trenin

Greva e organizatave sindikale të Infrakos, nesër pritet të ndërpritet qarkullimi i trenave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën