Shoqata e transportit publik-privat të hënën ka organizuar protestë para Komunës së Prishtinës për ndalimin e qarkullimit të autobusëve.
Linjat e transportit publik, por edhe ato private kanë pezulluar funksionimin për shkak të krizës finaciare.
Nga komuna kanë akuzuar nivelin qendror për bllokim të buxhetit.
Ndërsa, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka bërë fajtore Komunën e Prishtinës për mosmiratim të buxhetit.
Ai ka thënë se Thesari i Shtetit të premten ka alokuar mjetet te komuna për pagesat e borxheve, por që zyrtarët në kryeqytet nuk i kanë kryer obligimet.







