Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim të cilën kanë shkuar në Turqi për të ndihmuar pas tërmetit që goditi këtë vend dhe Sirinë, është e vendosur në Hatay të Turqisë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrues që goditi të hënën.
Kjo shoqatë përmes një njoftimi në Facebook të premten në mbrëmje ka njoftuar se kanë nxjerrë trupat e shtatë kufomave dy prej tyre fëmijë në një lokacion të vetëm
“Operacioni i sotshëm përfundoi me nxjerrjen e gjithsej shtatë kufomave në një lokacion të vetëm nga të cilat vullnetarët e SHKKSH-së i kanë nxjerrë tri kufoma personave të rritur, 2 kufoma të fëmijëve, duke vazhduar me urdhrin e radhës të dhënë nga Udhëheqësi i TTK për kërkimin e dy fëmijëve që janë raportuar si të gjallë, mirëpo rezultoi se ata janë të vdekur dhe pas punës disa orëshe për tu qasur, na u dha urdhri për ta ndërprerë kërkimin dhe thyerjet e pllakave të betonit meqë ishte shumë e rrezikshme të punohet në atë objekt të rrënuar në kushte nate”, thuhet në njoftimin e tyre,shkruan teve1.info.
Në Hatay janë të vendosur edhe ekipi i FSK-së ka arritur që gjallë të nxjerrë një fëmijë me nënën e tij dy ditë më parë.
Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pesë ditë pas tërmetit ka shkuar në mbi 24,000.






