TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shokohet Ballkani, eliminohet nga Championsi

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Shokohet Ballkani, eliminohet nga Championsi

Ballkani i ka dhënë fund aventurës në kualifikimet e Ligës së Kampionëve pasi u eliminua nga Santa Coloma e Andorrës në raundin e parë kualifikues.

Për Ballkanin, kjo është hera e tretë rresht që eliminohet në këtë raund të kësaj gare, ndërsa të martën në ndeshjen e kthimit përcaktuese ishin penalltitë.

Para Santa Colomas, Ballkani është eliminuar edhe nga Ludogoretsi i Bullgarisë e Zalgirisi i Lituanisë.

Santa Coloma fitoi 6:5 në penallti pasi rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve të luajtura ishte 3:3. Ballkani javën e shkuar triumfoi 2:1 në Andorrë, përpara se të pësoi me rezultatin identik në ndeshjen e kthimit pas dy vazhdimeve nga 15-të minuta.

Koha e rregullt e takimit përfundoi 1:0 për Santa Coloman, falë autogolit të sulmuesit të Ballkanit, Ëalid Hamidi në minutën e dytë të kohës shtesë.

Në vazhdime u shënuan edhe dy gola, ku fillimisht Santa Coloma e dyfishoi epërsinë në 2:0 me Franco de Jesus (102’), por Hamidi realizoi shtatë minuta më vonë për të siguruar penalltitë.

Nga pika e bardhë, te Ballkani dështuan Lindon Emërllahu e Astrit Thaqi kurse te Santa Coloma i pasaktë ishte vetëm Virgili, gjuajtjen e të cilit e priti Enea Koliqi.

Po ashtu, Ballkani prej minutës së 38-të luajti me një lojtar më pak pasi sulmuesi Sunday Adetunji u përjashtua me karton të kuq.

Për Ballkanin, kjo është hera e tretë rresht që eliminohet në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe aventurën evropiane do ta vazhdoj në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Në këtë fazë, Ballkani do të përballet me ekipin nga Malta, Hamruns Spartans.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spalleti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas golave

Beshiktashin e rivalizojnë dy klubet tjera turke për Zhegrovën

Futboll, Kosova U17 dhe U19 pësojnë humbje

Futboll, Kosova U17 dhe U19 pësojnë humbje

KB Peja forcohet me qendrën Hemphill

KB Peja forcohet me qendrën Hemphill

Bostoni mposht Philadelphian dhe i merr kreun e Konferencës së Lindjes

Bostoni mposht Philadelphian dhe i merr kreun e Konferencës së Lindjes

Miliona njerëz i bashkohen grevës së parë të përgjithshme në Spanjë në 14 vjet

Miliona njerëz i bashkohen grevës së parë të përgjithshme në Spanjë në 14 vjet

Osmani kritikon Vetëvendosjen: Mos u krahasoni me qeveritë e kaluara, por me premtimet tuaja

Osmani kritikon Vetëvendosjen: Mos u krahasoni me qeveritë e kaluara, por me premtimet tuaja

Mbi 60% e ushtareve gjermane kanë përjetuar ngacmime seksuale gjatë shërbimit, sipas një studimi

Mbi 60% e ushtareve gjermane kanë përjetuar ngacmime seksuale gjatë shërbimit, sipas një studimi

Lista Studentore nën kritika pas vizitës në Kosovë – “Shkeli parimet duke takuar Teodosijen, bashkëpunëtorin e regjimit të Vuçiqit”

Lista Studentore nën kritika pas vizitës në Kosovë – “Shkeli parimet duke takuar Teodosijen, bashkëpunëtorin e regjimit të Vuçiqit”

​Konjufca: Jostabiliteti institucional kufizoi qeverisjen dhe vonoi reformat në Kosovë

​Konjufca: Jostabiliteti institucional kufizoi qeverisjen dhe vonoi reformat në Kosovë

Arrestohen tre persona të kërkuar në Podujevë, dërgohen në vuajtje të dënimit

Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për keqpërdorim të granteve ndërkombëtare

Kurti takon Sorensen, flasim për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe njohjen reciproke

Kurti takon Sorensen, flasim për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe njohjen reciproke

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën