TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Shok, sigurisht kryhet nesër” – Zbardhen bisedat dhe plani i Naim Murselit dhe Granit Plavës

Prokuroria Speciale ka zbardhur sot bisedat dhe komunikimet mes Naim Murselit dhe Granit Plavës, të cilat ndërlidhen me planin për vrasjen e Liridona Ademajt. Kjo u bë në seancën e mbjatur sot, e në të cilën sërish nuk shkoi për të dëshmuar babai i Naim Murselit, Shabani.

by Florijeta Dernjani
1 muaj ago
0 0
A A

Janë dhjetëra prova në të cilat mbështetet prokuroria për akuzat kundër Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës.

Për organizimin dhe kryerjen e vrasjes së Liridona Ademaj, prokuroria gjeti informacione të rëndësishme, nga ekzaminimet e telefonave të të akuzuarve.

Në telefonin e Granit Plavës, prokuroria gjeti biseda me Naim Murselin, të cilat kishin nisur pak ditë para se Plava të shtinte me armë në Liridona Ademajn.

“Në whatsapp janë gjetur kontaktet mes Granit Plavës dhe Naim Murselit, ku të njëjtit kanë filluar të flasin nga data 23.11.23 dhe kanë vazhduar me ditë të tëra deri  në datën e vrasjes 29.11.23”, ka thënë Perlinçeviq.

Në kuadër të këtyre bisedave, prokuroria zbuloi edhe përmbajtjen e njërit prej mesazheve që Naim Murseli ia kishte dërguar Plavës.

“Më 28.11.23 në orën 19:04 Naim Murseli ia ka dërguar një mesazh Granit Plavës me tekstin “shok, sigurisht kryhet nesër, a të ka thënë kuqa për paradite”. Pas kësaj mes të pandehurve kanë vazhduar thirrjet me telefon dhe thirrja e fundit mes Naimit e Granitit ka ndodhur në ëhatsapp më 29.11.23 në 19:01 ku kanë biseduar 28 sekonda, gjatë kohës sa Naimi me familje dhe Graniti veçmas kanë qenë në restorantin në Graçanicë. Pas kësaj, Graniti ka paguar llogarinë dhe ka dalë menjëherë nga restoranti dhe e ka pritur Naimin me familjen e tij dhe ka filluar t’i përcjellë deri në vendin e ngjarjes”, është shprehur tutje Perlinçeviq

Si provë prokuroria ka edhe pamjet nga parkingu i restorantit ku u panë për herë të fundit Naim Murselit me familje.

“Pamjet nga parkingu i restorantit shumë mirë shihen veturat e Naimit e Granitit si dhe koha kur Graniti i pari ka dalë nga ai restorant dhe ka pritur në veturën e tij që të dalë Naimi me familjen dhe pasi që ata janë nisur me veturë ky i ka përcjellur më pas”theksoj tutje prokuroria

Kurse, telefonat e Naim Murselit dhe Liridona Ademaj, për prokurorinë ishin të paarritshëm pasi që ata sipas organit akuzues rezultojnë të zhdukur në mënyrë misterioze që nga nata kritike.

Në rast janë të angazhuar edhe autoritetet suedeze. Një përgjigje e tyre, hodhi dritë mbi polisën e sigurimit të Liridona Ademajt, e cila do t’i takonte Naim Murselit në rast të ndonjë fatkeqësie.

“Është pranuar një përgjigje nga autoritetet suedeze që Liridona Murseli ka pasur një polisë të sigurimit jetësorë me fillim të vlefshmërisë 25.06.22 në vlerën prej 3 milionë kruna suedeze, në të cilat është cekur vazhduesi i përfitmit të sigurimit në rast të vdekjes së saj dhe në këto raste sipas ligjit të Suedisë, shfrytëzuesi i polisës do të ishte bashkëshorti” ka dhënë më shumë detja Perlinçeviq

Pjesë e provave materiale të organit akuzues është edhe gjendja financiare e Naim Murselit, sipas së cilës borxhi i Murselit ndaj kompanive të ndryshme dhe personave fizik shkonte në total gati në gjysmë milion euro.

“Vlera e përgjithshme e borxhit të naim Murselit në mars të vitit 2024 kur është bërë analiza e gjendjes së tij financiare ka qenë 475 mijë  968 e 77 euro”, ka përfunduar Perlinçeviq

Në seancën e së hënës, ishte planifikuar qe të shikoheshin edhe video incizimet nga dita kritike, por për shkaqe teknike nuk ishte e mundur.

Paraprakisht, një mundësi të fundit për të dëshmuar, e pati Shaban Murseli.

Mirëpo, as kësaj radhe babi i Naim Murselit nuk erdhi në seancën ku biri i tij, akuzohet se e vrau bashkëshorten, Liridona Ademaj.

Me propozim të prokurores, palët u pajtuan që të lexohet deklarata e Shaban Murseli e dhënë në polici.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV feston në shesh, Kurti: Ka fituar populli dhe Republika

LVV feston në shesh, Kurti: Ka fituar populli dhe Republika

Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit

Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit

Bllokada institucionale i kushton Kosovës mbi 1 miliard euro: OEK dhe juristët paralajmërojnë pasoja të rënda

Ja sa ulëse fitojnë partitë në Kuvend pas rezultateve

KQZ del me rezultatet preliminare – LVV fiton 49.79% të votave

KQZ del me rezultatet preliminare – LVV fiton 49.79% të votave

LVV feston në shesh, Kurti: Ka fituar populli dhe Republika

LVV feston në shesh, Kurti: Ka fituar populli dhe Republika

Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit

Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit

Bllokada institucionale i kushton Kosovës mbi 1 miliard euro: OEK dhe juristët paralajmërojnë pasoja të rënda

Ja sa ulëse fitojnë partitë në Kuvend pas rezultateve

KQZ del me rezultatet preliminare – LVV fiton 49.79% të votave

KQZ del me rezultatet preliminare – LVV fiton 49.79% të votave

🔴LIVE REZULTATET – Kosova votoi për zgjedhjet parlamentare

🔴LIVE REZULTATET – Kosova votoi për zgjedhjet parlamentare

Sadiku: Shteti nuk zhvillohet me ndihma, në arsim e shëndetësi ka pasur dështime të mëdha

Kandidati i LDK-së “vajton” me këngën e Medës: Ma mirë për mu mos t’kish ardh e hëna

Abdixhiku: Rezultati i LDK-së nuk është ai që e kishim pritur, do të thërras Kuvendin për reflektim dhe unitet

Abdixhiku: Rezultati i LDK-së nuk është ai që e kishim pritur, do të thërras Kuvendin për reflektim dhe unitet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën