TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shkyçja e njësisë B1, vlerësohet se rrezikon stabilitetin e energjisë elektrike

Nga e diela e 8 shkurtit është shkyçur nga operimi njësia B1 e Termocentralit Kosova B. Nga KEK-u nuk kanë treguar se deri kur pritet të jetë kjo shkyçje. Derisa njohësit thonë se rrezikon stabilitetin e energjisë elektrike në vend.

by Lindrit Zejnullahu
1 orë ago
1
A A
Shkyçja e njësisë B1, vlerësohet se rrezikon stabilitetin e energjisë elektrike

Njësia B1 e Termocentralit Kosova B është shkyçur sërish nga operimi pasditen e së dielës së 8 shkurtit.

Për këtë njoftoi vetë Korporata Energjetike e Kosovës, duke treguar se janë evidentuar rrjedhje të konsiderueshme të avullit në sistemin e gypave.

Tëvë1 ka dërguar pyetje në adresë të KEK-ut, por që gjatë javës të njëjtit nuk kanë treguar se kur pritet të rikthehet në funksion kjo njësi.

Kjo, sipas profesorit të kësaj fushe, e rrezikon stabilitetin e energjisë elektrike në vend.

“Dhe për këtë duhet rritur sasia e energjisë elektrike që importohet dhe kjo çon në rritje të kostos së energjisë elektrike që në fund përkthehet në tarifa më të larta të cilët konsumatorët duhet të paguajnë.  Kjo në anën tjetër si për amvisëritë, ashtu edhe për bizneset rrit pasigurinë kostos së furnizimit me energji elektrike”, thotë profesori i Energjisë, Adhurim Hashimusa.

Këto shkyçje po shihen si problematike për qytetarët, pasi që është sezon dimërore dhe kërkesa është shumë e lartë.

“Kështu që edhe nevojat për import rriten sepse nëse një njësi e Kosovës B me prodhim diku neto 250 apo 260 megavat është shumë, për furnizim me energji elektrike të konsumatorëve. Andaj edhe kërkesat për energji janë të mëdha kështu që në këto momente shkyçje ose daljet nga puna janë jo të favorshme edhe nuk kanë ndoshta kuptim të dalin në këtë muaj që jemi”, thotë njohësi i Energjisë, Vezir Rexhepi.

Ditë më parë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se duhet sakrificë sepse blloqet duhet të ndalen për disa muaj, në mënyrë që të realizohen investime në infrastrukturë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Imami nga Skenderaj lutet në Qabe për lirimin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Imami nga Skenderaj lutet në Qabe për lirimin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Mbi 2 muaj i betuar, Përparim Rama ende pa kabinet qeverisës

Mbi 2 muaj i betuar, Përparim Rama ende pa kabinet qeverisës

Defekti në trafo lë pa rrymë Neurologjinë, Kirurgjinë e Ambulanten Specialistike për mbi dy orë

Defekti në trafo lë pa rrymë Neurologjinë, Kirurgjinë e Ambulanten Specialistike për mbi dy orë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën