TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shkon në 36 numri i të vdekurve nga përplasja e trenave në Greqi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shkon në 36 numri i të vdekurve nga përplasja e trenave në Greqi

Ka arritur në 36 numri i të vdekurve në një aksident hekurudhor të ndodhur në Greqi në mes të dy trenave në orët e vona të së martës.

Të mbijetuarit rrëfyen momentet e tmerrit që përjetuan, ata thanë se disa pasagjerë u hodhën nga dritaret e vagonëve për të shpëtuar.

Një e mbijetuar e aksidentit ka treguar tmerrin siç ka thënë ajo kur njerëzit digjeshin të gjallë.

“Për 10-15 sekonda ishte kaos. Përmbysje, zjarr, kabllo të varura, njerëz të bllokuar, xhamat shpërthyen papritur dhe njerëzit po bërtisnin, kishin frikë. Po digjeshin të gjallë”, rrëfeu për mediat greke një pasagjere.

“Fatmirësisht, ne mundëm të hapnim dyert dhe ikëm shumë shpejt. Në vagonët e tjerë nuk arritën të dilnin, madje një vagon mori flakë tregoi një tjetër udhëtar”.

Pasagjerët e përshkruan aksidentin si një makth që zgjati shumë pak. Ata u transportuan në spitalin e Larisas për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ekipet e shpëtimit u munduan të nxirrnin jashtë personat e bllokuar. Ne operacion u përfshinë ushtria dhe mjete të rënda. Rreth 150 zjarrfikës dhe 40 ambulanca shkuan në vendngjarje.

Edhe vullnetarët në vendngjarje pohojnë se tragjedia është shumë e rëndë, ku vijojnë të nxirren trupa të pajetë nga trenat.

“Po jetojmë një tragjedi. Po nxjerrim njerëz të gjallë, të plagosur… ka të vdekur. Do të jemi këtu, derisa të mbarojmë, derisa të gjejmë personin e fundit”, tha një tjetër punonjës vullnetar shpëtimi.

Aksidenti ndodhi ne qytezën Tempe afër Larisës, rreth 380 kilometra në veri të Athinës.

Një tren mallrash, u përplas me një tren pasagjerësh në cilin ndodheshin 350 udhëtarë. Si pasojë e përplasjes 3 vagonë të trenit të udhëtarëve shpërthyen në flakë./Euronewsalbania/

ShareTweet

Postime të ngjashme

REL: Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse

REL: Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse

Haxhiu vlerëson mbështetjen e Kroacisë

Haxhiu vlerëson mbështetjen e Kroacisë

Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Mbi një mijë e 200 qytetarë serbë janë pajisur me patentë shoferë të Kosovës

Arrestohen katër të dyshuar për dallavere me patentë shoferë

REL: Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse

REL: Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse

Irani mohon sulmin mbi bazën Diego Garcia, e quan “sulm të rremë izraelit”

Irani mohon sulmin mbi bazën Diego Garcia, e quan “sulm të rremë izraelit”

Forcat izraelite vazhdojnë bastisjet në Bregun Perëndimor, një person i plagosur

Përshkallëzohen sulmet e kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor

Partia në pushtet në Slloveni fiton ngushtë zgjedhjet parlamentare

Partia në pushtet në Slloveni fiton ngushtë zgjedhjet parlamentare

Aeroporti izraelit Ben Gurion evakuohet pas sulmit me raketa nga Irani

Aeroporti izraelit Ben Gurion evakuohet pas sulmit me raketa nga Irani

Haxhiu vlerëson mbështetjen e Kroacisë

Haxhiu vlerëson mbështetjen e Kroacisë

Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën