Jashtëzakonisht i lumtur për një sukses të jashtëzakonshëm që na nderon të gjithëve!
Shërbimi Korrektues i Kosovës është shpërblyer me Çmimin Ndërkombëtarët Ekselencës nga Organizata Ndërkombëtare e Burgjeve (ICPA) për projektin inovativ:“Rehabilitimi Gjithëpërfshirës dhe Kujdesi Shëndetësor.”
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i ShKK-së, Ismail Dibrani.
Ai ka thënë se çmimi është njohje e transformimit, profesionalizmit të çdo punëtori.
“Faleminderit nga zemra për gjithë stafin tonë, për Qeverinë e Republikës së Kosovës, për Ministrin dhe ish-Ministren e Drejtësisë, si dhe për Institucionin e Avokatit të Popullit, për mbështetjen e vazhdueshme dhe besimin në misionin tonë. Falënderim i veçantë për Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, i cili ka luajtur rol vendimtar në arritjen e këtij suksesi historik. Puna e tyre e palodhshme, përkushtimi profesional dhe qasja njerëzore ndaj kujdesit shëndetësor në sistemin korrektues kanë qenë shtyllë kyçe në realizimin e projektit “Rehabilitimi Gjithëpërfshirës dhe Kujdesi Shëndetësor” dhe në fitimin e këtij Çmimi Ndërkombëtar të Ekselencës”, ka shkruar ai.
Ai ka shprehur mirënjohje të thellë për partnerët strategjikë, Ambasadën Amerikane, EULEX-in, Këshillin e Evropës, OSBE-në dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare e vendore.







