Shkëndija e Tetovës kërkon fitoren e parë në Ligën e Konferencës, pasi ndeshjen e radhës e luan kundër Shelbournit të Irlandës.
Kjo përballje që i takon xhiros së dytë të fazës së ligës, zhvillohet të enjten nga ora 18:45 në stadiumin e Shkupit.
Te Shkëndija janë të përgatitur dhe të gatshëm në këtë ndeshje, në të cilën synojnë fitoren.
Trajneri Jeton Beqiri ka insistuar se ekipi i tij synon fitoren në këtë përballje, të cilën e ka vlerësuar si të vështirë.
Në xhiron e parë, Shkëndija pësoi në Spanjë nga Rayo Vallecano 2:0 derisa Shelbourne barazoi 0:0 me Hackenin.