Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës, e ka nisur me humbje paraqitjen në Ligën e Konferencës. Ekipi tetovar i pranoi në pjesën e parë dy golat e disfatës nga Rayo Vallecano.
Ndeshja Rayo Vallecano – Shkëndija u zhvillua në Madrid dhe i takon xhiros së parë të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
Unai Lopez në minutën e 28-të dhe Fran Perez në minutë ne 31-të shënuan golat për ekipin spanjoll.
Mbrojtësi i Shqipërisë, Ivan Balliu, e kompletoi takimin te Rayo Vallecano