Kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija u mposht me rezultatin minimal 0-1, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, ku të pranishëm kishte rreth 15 mijë tifoz.
Pjesa e parë e u mbyll me rezultat 0:1 në favor të mysafirëve nga Baku. Golin e vetëm e shënoi Bayramov nga penalltia në minutën e 18-të, kur mbrojtësi i Shkëndijës, webster, shkaktoi një ndërhyrje të palejuar dhe krejt të panevojshëm. Kjo ndërhyrje fillimisht u cilësua si goditje e lirë nga gjyqtari Kruzliak, por pas ndërhyrjes së VAR-it arbitri tregoi me gisht në pikën e penalltisë
Shkëndija do të kërkojë të bëjë mrekulli në Baku, kur pas një jave luhet ndeshja e kthimit, për të përsëritur së paku suksesin historik të Skënderbeut nga Korça, ekipi i vetëm shqiptar që ka arritur të luajë në fazën e Play-off-it në kuadër të Ligës së Kampionëve.