tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Kompania Meta do të shkurtojë 10 mijë pune

tëvë1 nga tëvë1
15/03/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Meta, kompania ombrellë që zotëron rrjetin social Facebook do të shkurtojë 10, 000 vende pune, thuajse njësoj sa vitin e shkuar, kur nisi për herë të parë largimin e punonjësve. Njoftimi vjen në një kohë kur pasiguritë mbi ekonominë globale po godasin rëndë sektorin e teknologjisë.

Kompania njoftoi në nëntor shkurtimin e 11, 000 vendeve të punës, që përbënin rreth 13 % të personelit, asokohe.

Përveç shkurtimeve, kompania Meta njoftoi të martën se nuk do të plotësoje 5,000 pozicione të hapura pune. “Do të jetë e vështirë, por nuk ka rrugë tjetër”, tha drejtori ekzekutiv i kompanisë”, Mark Zuckerberg.

Kompania Meta dhe kompani të tjera të teknologjisë kishin rritur ndjeshëm punësimet për një periudhë së paku 2 vjeçare, por në muajt e fundit kanë filluar të largojnë nga puna punonjësit e tyre.

Edhe pse niveli i punësimit në Shtetet e Bashkuara vijon të jetë i lartë, shkurtimet kanë goditur rëndë disa sektorë.

Në fillim të muajit shkurt, Meta regjistroi rënie të fitimeve. Të martën, kompania tha se do të ulë punësimet dhe në fund të prillit do të bëjë shkurtime tek personeli i teknologjisë ndërsa në maj tek ai i biznesit.

Mark Zuckerberg ka investuar dhjetra miliona dollarë për ndërtimin e hapësirës virtuale tredimensionale, Metaverse dhe ndryshoi emrin e kompanisë nga Facebook në Meta, duke sinjalizuar se Facebook-u do të kishte një fokus të ri. (Metaverse mendohet se do të jetë zhvendosja e madhe dixhitale e së ardhmes – një hapësirë tredimensionale ku njerëzit do të bëjnë pazar, do të luajnë dhe do të shkojnë në koncerte).

“Siç e kam përmendur edhe më parë, që ky të jetë një vit i efektshëm, do duhet të shkurtojmë vende pune, kjo do të na ndihmojë të ndërtojmë një kompani lineare dhe teknike, por edhe të përmirësojmë ecurinë e biznesit për të përmbushur vizionin tonë afatgjatë”, tha Mark Zuckerberg,

Edhe në shtete të tjera amerikane, kompanitë të ndryshme të të teknologjisë po shkurtojë shpenzimet.

Këtë muaj, kompania Amazon, me seli në Siatëll, ndërpreu përkohësisht punën për ndërtimin e selisë së saj të dytë në Virxhinia, pas numrit më të lartë të pushimeve nga puna në historinë e kompanisë dhe ndryshimit të qasjes mbi punën nga shtëpia të personelit të saj./voa

Të ngjashëm

SHKENCË/TEKNOLOGJI

Mercedes zbulon datën e prezantimit të Maybach EQS 680 SUV

31/03/2023
SHKENCË/TEKNOLOGJI

Ky është profesioni më i kërcënuar nga Inteligjenca Artificiale

31/03/2023
SHKENCË/TEKNOLOGJI

Google hoqi mbi 17 milionë reklama për luftën në Ukrainë

31/03/2023
SHKENCË/TEKNOLOGJI

Elon Musk bën thirrje të pezullohet zhvillimi i sistemeve të inteligjencës artificiale

30/03/2023
SHKENCË/TEKNOLOGJI

A mund të kthehet ChatGPT në një “armë” mashtrimi?

29/03/2023
SHKENCË/TEKNOLOGJI

Bill Gates: Epoka e inteligjencës artificiale ka filluar, ajo do të ndihmojë me pabarazinë sociale

28/03/2023

Rama për gjyqin ndaj Thaçit: A janë kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë?

01/04/2023
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas lajmit pwr fillimin e gjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në...

Hoti: Hap pas hapi drejt pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore

01/04/2023
0

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se moszgjidhja e Guvernatorit dhe Zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, u bë...

Familja Krasniqi kujton 5 anëtarët e familjes të vrarë në masakrën e Fushë-Kosovës

01/04/2023
0

Familja Krasniqi nga Fushë-Kosova i ka kujtuar pesë anëtarët e saj të vrarë në masakrën e Fushë-Kosovës, 24 vjet më...

Stuhia shemb çatinë e një teatri në ShBA me 260 njerëz brenda, njëri mbetet i vdekur

01/04/2023
0

Një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një stuhi shkaktoi shembjen e një çatie teatri...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.