TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Shkelje e të drejtave” – Fëmijët pjesë e tubimeve zgjedhore

by Doresa Geci
9 muaj ago
4 0
A A

Të drejtë votë nuk kanë, por partitë politike nuk po hezitojnë që në tubimet e tyre të kenë edhe fëmijë.

Pothuajse secila prej subjekteve, gjatë fushatës zgjedhore në mesin e tyre kishin prezent edhe persona nën moshën 18 vjeçare.

E kjo sipas Lëvizjes Fol është shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe cenim i identitetit të tyre.

“Kemi të bëjmë më shkelje të të drejtave të fëmijëve, me shkelje të identitetit të tyre dhe cenim të identiteti  të fëmijëve dhe nuk mund të lejomë të ndodh një gjë e tillë dhe nuk ka as  ndërgjegjësim dhe as vetëdije nga  partitë politike. Nuk mund të themi se të gjitha  partitë politike kanë përdorur fëmijët në fushatë, mirëpo më së shumti mund të themi se prin Lëvizja Vetëvendosje me pranin e fëmijëve nëpër fushata dhe shfrytëzimin e tyre pastaj vijën partitë e tyre  siç janë LDK, PDK , të cilët gjithashtu edhe ata në ditët e para të fushatës kanë  përdorur fëmijëve”, tha Viona Bunjaku nga Lëvizja Fol.

E ani pse prezenca e fëmijëve është shkelje edhe me rregullat e zgjedhjeve, asnjë gjobë nuk është shqiptuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Deri me tani janë shqiptuar shumë dënime për shkelje të rregullave të zgjedhjeve mirëpo nuk është shqiptuar asnjë dënim  i cili i sanksionon keqpërdorimet e këtyre fëmijëve në fushatë, kjo është në kundërshtim me ligjin edhe me të drejtat e njeriut në kundërshtim edhe me ligjin për zgjedhje, por si duket nuk ka pasur as interesim me parandalua e as duket që nuk është një fenomen dhe si duket e kanë kaluar në heshtje në të gjitha zgjedhjet”, tha Behxhet Shala nga KMDLNj.

Sociologu, Genc Xërxa ka treguar se si ndikon prezenca e tyre në tubimet politike.

“Duke e ditur që janë nën moshën 18 vjeç dhe nuk kanë mundësi që të jenë pjesëmarrës në garë apo në procese zgjedhore, mendoj që është mëse e dëmshme të manipulohet, keqpërdoret për qëllime të caktuara, nga partitë e ndryshme politike”, tha Xërxa.

Për prezencën e fëmijëve në tubime të partive politike ditë më parë ka reaguar edhe Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), me thirrjen që të njëjtit mos të shfrytëzohen. /teve1.info/

 

Tags: Teve1zgjedhjet 2025
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mujka dhe Muzliukaj deklarohen të pafajshëm lidhur me akuzat për korrupsion

Mujka dhe Muzliukaj deklarohen të pafajshëm lidhur me akuzat për korrupsion

Dëshmitari anonim në rastin “Banjska” seancë e mbyllur

Dëshmitari anonim në rastin “Banjska” seancë e mbyllur

Për 5 muaj, në Kosovë janë identifikuar 611 raste me kancer

ShSKUK: Fillon shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë

Përfshihet nga zjarri një stallë me ushqim bagëtish në Rahovec

Përfshihet nga zjarri një stallë me ushqim bagëtish në Rahovec

Mujka dhe Muzliukaj deklarohen të pafajshëm lidhur me akuzat për korrupsion

Mujka dhe Muzliukaj deklarohen të pafajshëm lidhur me akuzat për korrupsion

Portokallet apo mandarinat! Cilat janë më të mira kundër virozave?

Portokallet apo mandarinat! Cilat janë më të mira kundër virozave?

“Ylli i Javës”, Kryeziu i Ballkanit

“Ylli i Javës”, Kryeziu i Ballkanit

Dëshmitari anonim në rastin “Banjska” seancë e mbyllur

Dëshmitari anonim në rastin “Banjska” seancë e mbyllur

Sigal Prishtina triumfon në Prizren

Prishtina – Bora, dueli përmbyllës i xhiros së dytë

Zhegrova në dyshim edhe për ndeshjen me Real Madridin

Zhegrova në dyshim edhe për Real Madridin

Graham Potter, selektor i ri i Suedisë

Graham Potter, selektor i ri i Suedisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën