Njëherit, bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni janë arrestuar 30 të dyshuar, janë bastisur 31 lokacione, përfshirë këtu 350 oficerë, u sekuestruan pesë pushkë, një pistoletë dhe gjashtë vetura.
Europol tha se kriminelët në fjalë dyshohet se ishin përgjegjës për trafikun në shkallë të gjerë të kokainës, kanabisit dhe heroinës kryesisht nga Shqipëria në Itali.
Një raport i publikuar nëntorin e kaluar nga agjencia e drogës EMCDDA e Bashkimit Evropian tha se rrjetet kriminale në Ballkanin Perëndimor ishin bërë aktorët kryesorë në tregjet rajonale dhe të Bashkimit Evropian të drogës./teve1.info/.







