TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri

nga teve1
9 muaj më parë
0
A A
Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të Tiranës, pas nëntë muaj hetime, kanë shkatërruar një grup kriminal të trafikut të armëve, aktiv në të dy shtetet.

Sipas komunikatës me urdhër të Prokurorisë Speciale, më 10 dhjetor Policia e Kosovës ka zhvilluar në teren një plan operativ, me ç’rast janë kryer urdhërkontrolle në nëntë lokacione pronë e të dyshuarve.

Reklamë

“Gjatë urdhërkontrollit në këto lokacione, përfshirë zbatimin e urdhëresave për masat e veçanta teknike të hetimit, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar: Njëzet e nëntë pistoleta dhe tri armë të gjata të modeleve të ndryshme të konfiskuar, 2635 fishek /municion të modelit të ndryshëm, dy automjete dhe pajisje tjera”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Po ashtu thuhet se tetë persona të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, gjashtë prej tyre shtetas kosovarë, ndërsa dy prej të cilëve shtetas të Shqipërisë.

Personat e arrestuar janë: V.O., K.K., S.H., Sh.J., A.H., Z.A., A.D., B.A.

Ndërkaq, në koordinim me PSRK-në dhe me Policinë e Kosovës më datën 11 dhjetor nën drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme të Tiranës në funksion të këtij procedimi u zhvillua operacioni për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për 6 persona dhe kontrolli i banesave për 7 vende. Gjatë këtij operacioni u ndaluan për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkëpunim dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkëpunim të 6 personave:  E.M. E.P. A.M. G. Ll. K.M. dhe T.Sh.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fishekë të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me këtë rast njofton opinionin publik se në prill të këtij viti, kishte pranuar informacione lidhur me dyshimet se disa persona shtetas të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, janë duke u marrë me import, eksport, furnizim, transportim, ndërmjetësim dhe shitje të paautorizuar të armëve apo materialeve plasëse. Pas pranimit të këtyre informacioneve PSRK kishte autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim mbledhjen e provave. Nga hetimet e zhvilluara përmes masave të veçanta të hetimit janë dokumentuar raste të shitjes së armëve të zjarrit kryesisht pistoleta ‘Zoraki” të trafikuara nga Kosova drejt Shqipërisë. Në kuadër të autorizimeve ligjore dhe në koordinim me Policinë dhe Prokurorinë kompetente të Republikës së Shqipërisë, hetimet janë zhvilluar në të dyja shtetet, ndërsa me datë 28.06.2024 është nënshkruar Marrëveshje për Themelimin e Ekipit të Përbashkët Hetimor, mbështetur nga Projekti i EUROJUST për vendet e Ballkanit Perëndimor. Hetimet po ashtu janë mbështetur dhe nga EUROPOL. Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe shkëmbimeve të informacioneve grupet hetimore të përbashkëta kanë zhvilluar disa takime operacionale në funksion të këtij procedimi. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës do të vendosë për veprime të tjera, në koordinim me autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë, varësisht nga raportet të cilat do të rezultojnë nga këto bastisje”, bëhet e ditur njoftimin e Prokurorisë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Cakolli: Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit mund të thirret sonte dhe më së voni deri të enjten

Cakolli: Ndryshimi i kandidatit nga LVV hap pozitiv, PDK nuk i qëndroi deklarimeve të veta

Pozhari: Mihali s’po e përdorë pushtetin për interesa personale

Pozhari: Po del që më lehtë ka qenë mos me e certifikua Albin Kurtin sesa Listën Serbe

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ pranon vendimin e PZAP-së për Listën Serbe, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme

PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit

PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit

Cakolli: Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit mund të thirret sonte dhe më së voni deri të enjten

Cakolli: Ndryshimi i kandidatit nga LVV hap pozitiv, PDK nuk i qëndroi deklarimeve të veta

Pozhari: Mihali s’po e përdorë pushtetin për interesa personale

Pozhari: Po del që më lehtë ka qenë mos me e certifikua Albin Kurtin sesa Listën Serbe

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ pranon vendimin e PZAP-së për Listën Serbe, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme

PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit

PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit

​Mustafa: LDK-ja nuk voton kandidatë pa marrëveshje politike

​Mustafa: LDK-ja nuk voton kandidatë pa marrëveshje politike

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Ljubisa Milkovic, i arrestuari në veri për sulm ndaj pjesëtarëve të Policisë dhe KFOR-it

Krasniqi: Mesazhet kundër rendit kushtetues në hapësira publike s’do të tolerohen

Krasniqi: Mesazhet kundër rendit kushtetues në hapësira publike s’do të tolerohen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X