TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë, 5 të ndaluar, sekuestrohen mbi 10 mijë euro

by teve1
2 orë ago
1
A A
Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë, 5 të ndaluar, sekuestrohen mbi 10 mijë euro

Policia spanjolle në bashkëpunim me autoritetet shqiptare kanë bërë të mundur goditjen e një grupi kriminal të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë.

Pesë anëtarë të këtij grupi, katër prej të cilëve janë shqiptarë, janë ndaluar pasi akuzohen për vjedhje me armë zjarri dhe/ose dhunë ekstreme, të parave dhe sendeve me vlerë, në banesa në Spanjë.

Po ashtu, autoritetet spanjolle kanë bërë të mundur sekuestrimin e mbi 10 mijë eurove, 4 ora dore të markave luksoze dhe 1 automjet.

Kujtojmë se një muaj më parë, Policia e Lezhës arrestoi një prej anëtarëve të këtij grupi kriminal.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e 2 pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Policia shqiptare kontribuon për zhvillimin e operacionit të koduar “Ferdinand”, të organizuar nga Policia spanjolle. Objektivi i operacionit, goditja e një grupi kriminal të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, të akuzuar për vjedhje me armë zjarri dhe/ose dhunë ekstreme, të parave dhe sendeve me vlerë, në banesa në Spanjë. Në kuadër të operacionit janë ndaluar 5 pjesëtarë të grupit (4, shtetas shqiptarë), si dhe janë sekuestruar 10 590 euro, 4 ora dore të markave të shtrenjta dhe 1 automjet. Për zhvillimin e këtij operacioni, Njësia për Krimet Shëtitëse “Antiskifter” në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar bashkëpunoi ngushtë, për rreth 2 vjet, me homologët spanjollë, nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, në Madrid. Në vijim të këtij bashkëpunimi, në muajin janar 2026, Policia e Lezhës finalizoi operacionin e koduar “Aksi”, si rezultat i të cilit u kap njëri nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal, shtetasi A. I. Gjithashtu, gjatë periudhës hetimore u ekzekutuan letërporosi për kryerjen e kontrolleve në disa ambiente në Shqipëri, në pronësi/përdorim të pjesëtarëve të grupit. Vijon bashkëpunimi me homologët spanjollë, për kapjen e 2 pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi, të shpallur në kërkim ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Transporti publik në Gjermani fillon grevë 48-orëshe

Transporti publik në Gjermani fillon grevë 48-orëshe

OKB-ja bën thirrje për përmbajtje pas përleshjeve ndërkufitare midis Afganistanit dhe Pakistanit

OKB-ja bën thirrje për përmbajtje pas përleshjeve ndërkufitare midis Afganistanit dhe Pakistanit

​Pakistani sulmon Afganistanin

​Pakistani sulmon Afganistanin

Afganistani nis sulme kundër Pakistanit, raportohet për të vrarë

Afganistani nis sulme kundër Pakistanit, raportohet për të vrarë

Bologna – Roma, dueli italian në Ligën e Evropës

Bologna – Roma, dueli italian në Ligën e Evropës

Gjykata Supreme lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit

Gjykata Supreme lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit

Dritën pas largimit nga Evropa e pret derbi me Prishtinën, në Superligë

Dritën pas largimit nga Evropa e pret derbi me Prishtinën, në Superligë

Komandanti i Policisë në Lipjan, jep dorëheqje morale pas rastit tragjik të 27-vjeçarit

Policia e Kosovës: Lajmet në mediat serbe për të shtëna në brezin kufitar, janë dezinformatë

​Prishtina në qendër të sportit mesdhetar, nis projekti për barazinë gjinore në sport

​Prishtina në qendër të sportit mesdhetar, nis projekti për barazinë gjinore në sport

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet në Mitrovicë një person i kërkuar për posedim të substancave narkotike

Komandanti i NATO-s në Mitrovicë, takohet me Pecin

Komandanti i NATO-s në Mitrovicë, takohet me Pecin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën