TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shifrat e vdekjeve në vendin e punës po konsiderohen alarmante

by Tëvë1
2 muaj ago
0
A A
Shifrat e vdekjeve në vendin e punës po konsiderohen alarmante

Vetëm në ditët e fundit u raportuan disa vdekje në vendin e punës në Kosovë, situatë kjo që po konsiderohet alarmante, ndërsa po kërkohen veprime në ndërmarrjen e masave për parandalimin e rasteve të tilla.

Sipas Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat, vetëm gjatë muajit korrik tetë personave vdiqën në vendin e punës.

Eksperti i sigurisë në vendin e punës, Naim Bajraktari derisa flet për rastet në ndërtimtari, thekson nevojën e ndërmarrjes së masave nga ana e punëdhënësve.

“Përgjegjës kryesor për marrjen e masave apo obligim kryesor i marrjes së masave për sigurinë në punë është punëdhënësi. Në çdo kompani, në çdo vend pune, qoftë edhe në shtëpi private po e more një punëtor nga rruga, ti je përgjegjës i atij punëtori, duhet të ja krijosh kushtet e punës”, thotë ai.

Ai përmend mbikëqyrjen e punëtorëve sa i përket çështjeve të sigurisë.

“Masa e parë është që ta caktojë një njeri përgjegjës nga radhët e veta apo nga jashtë, ta angazhojë një njeri që do të merret me siguri dhe me shëndetin e punëtorëve, ai do të merret me menaxhimin e këtyre masave. Nuk do të thotë që të jetë ekspert i sigurisë, por unë shpesh iu them edhe kompanive ta merrni një kryepunëtor i cili mbetet si udhëheqës i atyre punëtorëve. Jo vetëm për kualitetin e punës, jo vetëm të mbajë evidencë se kush ka ardhur në punë por të shikojë pajisjet e tyre, veshmbathjet e tyre. Rastet e fundit që kanë ndodhur na kanë ndodhur nga neglizhenca”, thotë ai.

Federata Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat tha të enjten, më 31 korrik, se vetëm në këta shtatë muaj të vitit, janë 21 persona që kanë vdekur në vendin e punës.

“Ky vit ka filluar me periudhën me fatkeqe që nga pas lufta. Vetëm brenda muajit të fundit vdiqën tetë punëtorë, gjendja është shumë alarmante, ne po e përsërisim këtë çdo herë. Dikush duhet të dëgjoi, të marrë masa dhe të reagoi urgjentisht. Rastet po përsëriten dhe në secilën situatë historia është e njëjtë: nuk ka siguri, nuk ka mjete mbrojtëse”, tha Sindikata.

Në anën tjetër, nga Inspektorati i Punës nuk kanë kthyer përgjigje sa u përket rasteve të fundit që ata i kanë regjistruar, deri në publikimin e këtij artikulli.

Por, më 22 korrik, Inspektorati tha se nga janari deri në këtë datë, kanë ndodhur shtatë aksidente me fatalitet në vendin e punës. Pas kësaj date, është raportuar edhe për tri vdekje të tjera në vendin e punës.

E sa i përket vitit 2024, sipas Inspektoratit, kanë ndodhur shtatë vdekje në vendin e punës.

“Gjate këtij viti janë gjobitur mbi 788 subjekte Duke u bazuar në rëndësinë e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës, Inspektorati Qendror i Punës vlerëson se mungesa e kushteve të duhura të sigurisë paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e punëtorëve, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë, i cili konsiderohet ndër sektorët më të ekspozuar ndaj rreziqeve profesionale”, tha Inspektoratin në një përgjigje për KosovaPress, më 22 korrik.

Për disa nga rastet e fundit të vdekjeve në vendin e punës, Prokuroria ka nisur hetime./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hyseni: Gjilanit ia kthyem gjallërinë, pas 12 tetorit angazhimi do të jetë më i madh

Hyseni: Gjilanit ia kthyem gjallërinë, pas 12 tetorit angazhimi do të jetë më i madh

Presidentja Osmani: 27 vjet pa Fehmi e Xhevë Lladrovcin, dy zemra një betim për liri

Presidentja Osmani: 27 vjet pa Fehmi e Xhevë Lladrovcin, dy zemra një betim për liri

Duncan: Dhuna pas luftës nuk ishte e orkestruar nga UÇK-ja

Duncan: Dhuna pas luftës nuk ishte e orkestruar nga UÇK-ja

Kurti reagon për vdekjen e Enver Petrovcit: Sot Kosova humbi një thesar kombëtar

Kurti reagon për vdekjen e Enver Petrovcit: Sot Kosova humbi një thesar kombëtar

OKB zhvillon takim urgjent pas shkeljes ajrore ruse në Estoni

Italia në grevë mbarëkombëtare në shenjë proteste për situatën në Gaza, preken sektorët kyç

Italia në grevë mbarëkombëtare në shenjë proteste për situatën në Gaza, preken sektorët kyç

Duncan: Dhuna pas luftës nuk ishte e orkestruar nga UÇK-ja

Duncan: Dhuna pas luftës nuk ishte e orkestruar nga UÇK-ja

Kurti reagon për vdekjen e Enver Petrovcit: Sot Kosova humbi një thesar kombëtar

Kurti reagon për vdekjen e Enver Petrovcit: Sot Kosova humbi një thesar kombëtar

Izraeli refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim në Gaza

Qeveria izraelite e përçarë në reagimin ndaj njohjes së shtetit palestinez nga vendet perëndimore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën