TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sherifi tregon arsyet e largimit nga partia Alternativa për Ndryshim

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Sherifi tregon arsyet e largimit nga partia Alternativa për Ndryshim

Këshilltari komunal në Preshevë, Argjend Sherifi është larguar nga partia Alternativa për Ndryshim, të cilën e drejton kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Sherifi në një lidhje direkte në Tëvë1, tha se njëra nga arsyet më të forta që e shtyn drejt largimit të tij, ishte vendimi i kryetarit Arifi, për të mos mbajtur asnjë takim me kryeministrin, Albin Kurti, shkruan teve1.info.

“Fillimi ishte i mirë dhe i kënaqshëm. Vendimi i Arifit të mos i shkojë në asnjë takim Kurtit, ishte arsyeja më e fortë, realisht për shkëputjen e Komunës së Preshevës nga komunikimi me Republikën e Kosovës. Kryetari bënte dallime të politikave të ndryshme atje. Pas një kohe filluan pakënaqësitë, me shkëputjen e kryesisë nga strukturat duke mos dhënë informacione lidhur me vendimet të cilat i merrnin. Isha një nga këshilltarët që bëra kërkesë te kryetari i komunës, që në raport me politikat rajonale, ne si subjekt duhej të kishim disa pika të vendosura në mënyrë të përbashkët”, deklaroi Sherifi në emisionin “Ditari”.

Madje sipas tij, Lugina e Preshevës ka nevojë për bashkëpunim me secilin subjekt që vije në Qeveri.

I pyetur se a ka pasur presion nga ndonjë parti tjetër politike për marrjen e këtij vendimi, Sherifi tregoi se fillimisht ka biseduar me subjektin e tij, e më pas ka vazhduar komunikimin edhe me subjektet tjera.

“Ky vendim është marrë për një kohë të shkurtër. Kur kam vendosur ta marrë këtë vendim, kam pritur disa ditë për ta parë se si do të reagoja unë në vetveten. Kur e kam marrë këtë vendim, fillimisht kam kontaktuar me subjektin tim, të cilët në shumicë më kanë mbështetur në heshtje. Por, kur ka qenë fjala për të parin e partisë, nuk është marrë guximi që të ndërmerret ndonjë hap. Pastaj kam vazhduar komunikimin edhe me subjektet tjera”, tregoi tutje Sherifi.

Ndërkaq lidhur me takimin e mbajtur me kryeministrin, Albin Kurti, Sherifi tha se Kurti ishte i rezervuar, derisa tregoi që takimin me të e kërkoi me urgjencë.

“Takimin me kryeministrin, Albin Kurti, e kërkova unë me urgjencë. Kurti ishte i rezervuar, por tha që Qeveria e Kosovës ishte e gatshme të bashkëpunojë me të  gjitha subjektet politike në Komunën e Preshevës”, shtoi tutje Sherifi.

Kujtojmë që në një reagim të Sherifit, ai ka thënë se nuk është pajtuar me përplasjet që Arifi ka pasur me Qeverinë në Kosovë./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidentja Osmani kujton masakrën e Belegut: 46 civilë u vranë brutalisht nga forcat serbe

Presidentja Osmani kujton masakrën e Belegut: 46 civilë u vranë brutalisht nga forcat serbe

Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderojmë Ramën për reagimin e shpejtë

Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderojmë Ramën për reagimin e shpejtë

Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protestë nesër lidhur me ekspozitën e masakrave në Kosovë

Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protestë nesër lidhur me ekspozitën e masakrave në Kosovë

Çmimet në rritje, qytetarët ankohen për kosto të papërballueshme

Si ndryshuan çmimet e energjisë në Evropë një muaj pas fillimit të luftës në Iran

Si ndryshuan çmimet e energjisë në Evropë një muaj pas fillimit të luftës në Iran

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Tahiri: Qeveria Kurti e ka kthyer Kosovën prapa, s’e ka kryer asnjë punë

Tahiri për ekspozitën për masakrat: Ky pushtet po prodhon skandal pas skandali

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën