TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Shenja në gjithë trupin, brinjë të thyer, s’na treguan pse ka vdek”, vëllai i 27-vjeçarit flet për Tëvë1

by TËVË 1
9 muaj ago
9
A A
“Shenja në gjithë trupin, brinjë të thyer, s’na treguan pse ka vdek”, vëllai i 27-vjeçarit flet për Tëvë1

Pas vdekjes së 27-vjeçarit mbrëmë në Lipjan, për të cilin pesë zyrtarë policorë janë arrestuar me dyshimin për “vrasje nga pakujdesia”, vëllau i të ndjerit ka dhënë një rrëfim të rëndë për momentet e para të ngjarjes tragjike dhe trajtimin nga institucionet.

“Pas orës 1 të mesnatës na kanë telefonuar dikush nga stacioni policor me ardhë në emergjencë shkaku i vllaut. Na e morëm si aksident edhe pse ke thirrje e policisë për me shku në emergjencë, s’o e lehtë e morëm pak si relaks. Nuk na informojë askush derisa hymë brenda te shtretërit aty ku shtrihen pacientët, e pamë një çarçafë mbi vëllaun tonë, me mua ke edhe babi, ai i pyeti: pse e keni vendosur këtë çarçafë? Tha: Ka ndërruar jetë. Në atë moment u përkeqësua situata edhe e babës edhe e imja. Sepse, ke shumë e papritur. Situata aty ke shumë e çuditshme. Lipjani nuk është qyteti i madh. Ne njihemi gati me të gjithë policët. Nuk u afrua asnjëri prej tyre. Kam pasur me shumicën raporte dhe i kam përshëndetur në rrugë. Nuk u afruan, s’na thanë as ngushëllime. U shmangën”, tha ai për Tëvë1.

Familjari rrëfen edhe për mënyrën e çuditshme të sjelljes së zyrtarëve policorë dhe mungesën e transparencës institucionale.

“Më vonë erdhën disa shokë të mi, ju thashë se s’po flasin, i pyeta se çfarë ju kemi bërë. Mënyra se si u shfaqën, nëse është nevoja ju kërkoj edhe falje institucionit të policisë nëse iu kam bërë problem edhe pse ka vdek. Nuk na kanë treguar pse ka vdekë, asgjë. Faktikisht me letra kështu na kanë treguar njëherë në ndikim të alkoolit, po pyetja se si ka vdekë, pastaj thanë infarkt, thash në rregull. Por, prapë në letra nuk merrsha asgjë… ish mbush policë aty nuk u dike a janë duke e ruajtur ndonjë kriminal a çka, nuk e kuptoj çka…”, tregoi ai.

Ai tregon për shenjat e dukshme në trupin e të ndjerit dhe mungesën e bashkëpunimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“Kur e kem hapë kufomën e vëllait ka qenë i qarë në vetull, në kokë me brinjë të thyer. Autopsia nuk na kanë dorëzuar ende. Dje jemi shkuar bashkë me avokatin në IML nuk kanë pranuar me u paraqit mjekët apo çka janë ata… e kemi kërkuar edhe emrin e prokurores e kanë fshehur edhe atë. E gjetëm një, shkuam atje para orës 14:00, por thanë që ka ecë dhe s’është në punë”.

Fotografi të trupit të të ndjerit janë ruajtur nga familjarët, për çdo rast.

“Shenja ka pasur në gjithë trupin, unë i kam fotografitë që i kam bërë masi që e kemi marrë kufomën, në rast nevoje nëse vyjnë ndonjëherë unë i kam të ruajtura fotografitë”.

Në fund, pavarësisht dhimbjes dhe paqartësive, familjari thotë se vazhdojnë të kenë besim në institucionet.

“Nuk po dua me ngritë kurrfarë dyshimesh, na prapë vazhdojmë me besu në institucione tona. E di që ka njerëz të mirë aty. Uroj me dalë e vërteta, nëse jo nuk e di, ndoshta duhet me përdor instanca tjera”, tha ai.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës njoftoi se janë arrestuar pesë zyrtarë policorë, të cilët dyshohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”. Hetimet janë në zhvillim.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Një nga personat në listën “EU Most Wanted” bie në prangat e Policisë së Kosovës

Një nga personat në listën “EU Most Wanted” bie në prangat e Policisë së Kosovës

Osmani në terren para fundit të mandatit, a po nis para-fushata?

Osmani në terren para fundit të mandatit, a po nis para-fushata?

Kurti: Luksemburgu partner kyç për zhvillim, 50 milionë euro mbështetje për Kosovën

Kurti: Luksemburgu partner kyç për zhvillim, 50 milionë euro mbështetje për Kosovën

Shala: Osmani mund t’i bashkohet LDK-së pas përfundimit të mandatit

Nga kërcënimet e Serbisë te vizitat në SHBA dhe ngërçi politik – Krejt çka tha dje presidentja Osmani në konferencë

​Osmani pas Presidencës, këta janë dy skenarët e mundshëm për të ardhmen politike të saj

Valdet Hoxha: Rritja e vrasjeve alarm për shtetin, mbi 300 mijë armë ilegale në duart e qytetarëve

Valdet Hoxha: Rritja e vrasjeve alarm për shtetin, mbi 300 mijë armë ilegale në duart e qytetarëve

Kurti pret ambasadorin zviceran, në fokus investimet dhe marrëdhëniet dypalëshe

Kurti pret ambasadorin zviceran, në fokus investimet dhe marrëdhëniet dypalëshe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën