TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mjekët të shqetësuar për numrin e njerëzve që raportojnë lodhje, edhe pas shërimit nga Covid

by tëvë1
4 vjet ago
1
A A
148 raste aktive me Covid-19

Coronavirus. COVID-19. 3D Render

Ekspertët janë të shqetësuar për numrin e njerëzve që raportojnë lodhje, edhe pas shërimit nga virusi.

“Meqenëse nuk ka një përkufizim të dakorduar të lodhjes pas Covid-it, është e pamundur të jepet një numër i saktë i njerëzve që e përjetojnë atë”, thotë Dr. Natasha Yates, asistente profesore në Universitetin Bond dhe shton: “Vlerësimet ndryshojnë ndjeshëm në mbarë botën. Një studim zbuloi se 13-33 për qind e njerëzve ishin të lodhur 16-20 javë pas fillimit të simptomave. Ky është një problem shqetësues i përhapur”.

Lodhja dhe Covid-i i zgjatur nuk janë domosdoshmërisht të njëjta.

“Në fillim të pandemisë, ne kuptuam se disa pacientë kishin një sërë simptomash dobësuese që u zvarritën për muaj të tërë, të cilat ne tani i quajmë Covid afatgjatë.

Rreth 85 për qind e pacientëve me këtë gjendje përjetojnë lodhje, duke e bërë atë një nga simptomat më të zakonshme pas Covid. Megjithatë, njerëzit me Covid afatgjatë kanë një sërë simptomash të tjera, si “mjegull truri”, dhimbje koke dhe dhimbje muskulore”, theksoi Dr. Natasha Yates.

Mjekët dhe shkencëtarët vazhdojnë të mësojnë gjëra të reja çdo ditë se si dhe pse disa njerëz përjetojnë simptoma si lodhja kronike, ndërsa të tjerët jo.

“Ne shohim simptoma të ngjashme me astmën, lodhje dhe mjegull të trurit, por nuk jemi të sigurt pse shfaqet tek disa njerëz dhe jo tek të tjerët ose pse disa njerëz shërohen gjashtë ose 12 muaj pas infektimit. Ka njerëz tek të cilët shohim vetëm probleme të frymëmarrjes si gulçim dhe kollë.

Dhe ka një grup tjetër pacientësh që mund të kenë simptoma të frymëmarrjes, por kanë edhe dhimbje muskulore në kyçe dhe probleme të shëndetit mendor”, tha doktor Steven Fox.

Ju kujtojmë se ekspertët tanë paralajmërojnë edhe për simptomat pas infeksionit të zgjatur me korona. Shumë studime kanë treguar se lista e sindromave post-covid po bëhet më e madhe dhe se nëse shfaqen simptoma të pazakonta, duhet patjetër të kontaktoni mjekun tuaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Efektet pozitive të kripës së detit në shëndet

Kripa me kalium mund të parandalojë 3 milionë vdekje në vit

Cilat zakone mund t’ju ndihmojnë në jetën tuaj të përditshme nëse vuani nga ankthi?

Cilat zakone mund t’ju ndihmojnë në jetën tuaj të përditshme nëse vuani nga ankthi?

Si ta dalloni depresionin sezonal dhe çfarë ndihmon kundër tij?

Si ta dalloni depresionin sezonal dhe çfarë ndihmon kundër tij?

Ja gabimet më të mëdha që bëjmë gjatë sezonit të gripit

Zakonet që mund t’ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm gjatë sezonit të gripit

Kryeministri Kurti kërkon përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së: Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni Evropian

Kryeministri Kurti kërkon përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së: Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni Evropian

Ministrja Rizvanolli: Kosova ka tarifa dukshëm më të ulëta se vendet e rajonit

Ministrja Rizvanolli: Kosova ka tarifa dukshëm më të ulëta se vendet e rajonit

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

 “Liza” dhe “Rrumqi” deklarohen të pafajshëm për vrasjen e policit, Triumf Riza

 “Liza” dhe “Rrumqi” deklarohen të pafajshëm për vrasjen e policit, Triumf Riza

Vrasja e kushëririt në Dumnicë të Pejës, mbrojtja e të akuzuarve jep fjalën e fundit

Vrasja e kushëririt në Dumnicë të Pejës, mbrojtja e të akuzuarve jep fjalën e fundit

Interpelanca e ministrit Vitia, përplasjet me deputetët për gjendjen në shëndetësi

Interpelanca e ministrit Vitia, përplasjet me deputetët për gjendjen në shëndetësi

Votohen marrëveshjet ndërkombëtare, Gërvalla: Ato forcojnë zbatimin efektiv të ligjit

Votohen marrëveshjet ndërkombëtare, Gërvalla: Ato forcojnë zbatimin efektiv të ligjit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën