TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çfarë e shkakton mungesën e vitaminës B12 dhe si ta zëvendësoni

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Çfarë e shkakton mungesën e vitaminës B12 dhe si ta zëvendësoni

Shkalla e mungesës së kësaj vitamine është shumë më e lartë në disa popullata specifike dhe mungesa mund të ketë një ndikim të madh në trup. Megjithatë, kjo mund të trajtohet ose të parandalohet plotësisht.

Çfarë e shkakton mungesën e vitaminës B12?

Tre shkaqet kryesore të mungesës së saj janë sëmundjet autoimmune, mos aftësia e trupit për t’a thithur në mënyrë efektive, për shkak të dëmtimit të zorrëve ose operacioneve, dhe marrja e pamjaftueshme e sasive ditore nga ushqimet.

Mungesa e saj mund të jetë më e zakonshme tek veganët dhe vegjetarianët. Gjithashtu, edhe përdorimi afatgjatë i disa medikamenteve është një faktor që mund të ndikojë.

Faktorët të tjerë rreziku mund të jenë:

Mosha – Rreziku i mungesës së B12 rritet me moshën, ndaj më të rrezikuarit janë personat mbi 60 vjeç.

Shtatëzania – Nevojat për B12 rriten gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.

Abuzimi me alkoolin ose substancat e ndaluara – Këta persona shpesh nuk ushqehen shëndetshëm dhe trupi nuk i përthith me efikasitet vlerat ushqyese.

Simptomat e mungesës së B12

Disa nga simptomat më të zakonshme janë të paqarta, kështu që mungesa mund të mbetet e pazbuluar në shumë njerëz. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të bëni analiza gjaku në mënyrë të rregullt, e sidomos nëse mendoni se mund të keni mungesa.

Simptomat më të zakonshme të mungesës së B12 janë:

-Lodhja

-Lëkura e zbehtë

-Mungesa e frymëmarrjes kur angazhoheni në aktivitet fizik

-Buzët e thata

-Mungesa e B12 mund të shkaktojë gjithashtu simptoma më të rënda si:

-Marramendje

-Dëmtimi i kujtesës

-Dhimbje koke

-Vështirësi në ecje

Mungesa e B12 ndan simptomat me gjendje dhe sëmundje të tjera serioze, kështu që është e rëndësishme që të mos bëni vetë-diagnostikim dhe gjithmonë të drejtoheni tek një mjek për t’iu nënshtruar testimit të duhur.

Parandalimi

Edhe pse disa shkaqe mund të mos i parandaloni dot, shumica e njerëzve mund të ruajnë nivelet optimale duke ngrënë ushqime që përmbajnë vitaminë B12 ose duke marrë suplemente. Shumica e suplementeve vetëm me B12 përmbajnë 500-1000 mikrogramë për dozë. Ato përgjithësisht konsiderohen të sigurta, edhe në doza shumë të larta. Kjo për shkak se trupi nuk e ruan në sasi të tepërt dhe e nxjerr me urinën.

Burimet ushqimore të vitaminës B12

Nëse jeni të shqetësuar se nuk po merrni mjaftueshëm B12, provoni të rrisni konsumin e ushqimeve të mëposhtme:

-Mëlçi viçi të ziera

-Peshk si salmoni apo ai ton

-Produktet e qumështit si kosi dhe djathi

-Vezët

-Konsumoni mishin e shpendëve si ai gjelit të detit

B12 është kryesisht i përqendruar në ushqimet shtazore, por mund të gjendet në disa ushqime me bazë bimore. /AgroWeb.

ShareTweet

Postime të ngjashme

5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale

5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale

IKSHPK rekomandon se si të mbrohemi nga helmimi ushqimor gjatë verës

IKSHPK rekomandon se si të mbrohemi nga helmimi ushqimor gjatë verës

5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj

5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj

Çfarë të hani dhe pini pas një dite të gjatë në diell

Çfarë të hani dhe pini pas një dite të gjatë në diell

Në Kosovë mund të zbarkojë Beshiktashi, këta janë kundërshtarët e mundshëm të ekipeve kosovare në Evropë

Në Kosovë mund të zbarkojë Beshiktashi, këta janë kundërshtarët e mundshëm të ekipeve kosovare në Evropë

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Rashica shkëput kontratën me Beshiktashin?

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Tottenhami rivalizon Leipzigun për Asllanin

Dënohet me 7 vjet burg për vjedhjen e argjendarisë në Prizren, i ngrihen një banesë dhe pesë vetura 

Dënohet me 7 vjet burg për vjedhjen e argjendarisë në Prizren, i ngrihen një banesë dhe pesë vetura 

Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

Paunoviq me pagë drejtoreshe në një institucion të mbyllur në Kosovë

Botërori 2026 hyn në histori me numrin rekord të golave

Botërori 2026 hyn në histori me numrin rekord të golave

Fenerbahçe pret rikthimin e Muriqit në stërvitje

Fenerbahçe pret rikthimin e Muriqit në stërvitje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën