Shehu e cilësoi si një gabim të rëndë heshtjen e qeverisë shqiptare përballë këtij përshkallëzimi të situatës në Kosovë.
Sipas tij, në qoftë se në lidhje me situatën në veri nuk reagon Shqipëria nuk mund të presësh të reagojnë as Mali i zi e as Maqedonia e Veriut, raporton teve1.info
“E rrezikeshme heshtja e Ramës ndaj revanshit serb në përshkallëzim në Kosovë! Ndërsa provokacioni i Vuçiqit ndaj Kosovës po zgjerohet, Qeveria shqiptare hesht si “fija e barit”. Një inkurajim kjo për Vuçiqin, në këtë aventurë të re e shumë të rrezikeshme ku është përfshirë”, ka shkruar Shehu.
“Heshtja në këto momente të bënë komplis veçse me Vuçiqin, e aventurën e tij” ka thënë Shehu drejtuar Edi Ramës.