Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh ka pasur konsultë të rregullt me liderët politikë serbë dhe përfaqësues të ndryshëm të komunitetit diplomatik gjatë dy ditëve në Beograd para seancës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.
Në një komunikatë për media thuhet se Ziadeh nënvizoi urgjencën për të de-përshkallëzuar tensionet dhe theksoi nevojën që të dyja palët t’i kthehen dialogut politik me mirëbesim.
Ajo gjithashtu bëri thirrje për transparencë në hetime dhe llogaridhënie në lidhje me ngjarjet e 24 shtatorit.
Ziadeh do t’i raportojë Këshillit të Sigurimit këtë muaj.