Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar me emisarin e ri të dialogut Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.
Orav tha se është i bindur që përvoja e tij do të ndihmojë në avancimin e procesit të dialogut, ndërsa tha se ai bashkë me ekipin do ta mbështesin në punën e tij.
“Takim i parë i shkëlqyer me Peter Sorensen, të sapoemëruarin Përfaqësues Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë. Jam i bindur se përvoja e tij e gjerë diplomatike do të ndihmojë në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ekipi im dhe unë do ta mbështesim plotësisht!”, ka shkruar ai në platformën “X”.
Ndryshe, Miroslav Lajçak, diplomati sllovak, ka dorëzuar të premten zyrtarisht detyrën e emisarit të dialogut Kosovë-Serbi te pasardhësi i tij, Peter Sorensen./teve1.info/
An excellent first meeting with Peter Sørensen, the newly-appointed EUSR for the Belgrade-Pristina Dialogue.
I am confident that his extensive diplomatic experience will help advance the normalization of relations between Serbia and Kosovo.
My team and I will fully support him! pic.twitter.com/IuL7bZJyj8
— Aivo Orav (@AivoOrav) February 1, 2025