Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ku është pritur nga drejtuesit e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Sipas njoftimit të SHKK-së, gjatë takimit u diskutua për arritjet e deritanishme të Shërbimit Korrektues të Kosovës, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Barbano përgëzoi angazhimin dhe punën e bërë në Qendrën Korrektuese të Dubravës, duke vlerësuar përkushtimin e stafit dhe përmirësimet e vazhdueshme në këtë institucion korrektues.
“Pas takimit, z. Dibrani dhe z. Barbano vizituan nga afër disa prej hapësirave të institucionit, përfshirë Institucionin për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta dhe pavijonet e tjera,” thuhet në njoftim.
Vizita u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Misionit EULEX, me qëllim forcimin e standardeve dhe praktikave profesionale në sistemin korrektues të vendit.




